Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit që i janë këtij institucioni, e që për shkas kanë marrë votimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

KPK, duke reaguar ndaj akuzave dhe etiketimeve, thotë se nuk do të tolerojë që të cenohet integriteti dhe reputacioni i anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe i bartësve të funksioneve prokuroriale.

Në reagim thuhet se Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), gjatë ditëve të fundit, është duke u atakuar në mënyrën më të ulët nga përfaqësuesit politikë, përfshirë këtu edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, individë që kanë kaluar dhe janë duke kaluar nëpër procedura penale dhe nga grupet e interesit, ku, sipas tyre, Këshilli Prokurorial dhe bartësit e funksioneve prokuroriale janë ‘grup dhe kokë kriminale’”.

“Kjo gjuhë tejkalon të gjitha limitet e një gjuhë institucionale dhe shpërfaqë në mënyrë të qartë tendencat e hapura për rrënimin e sistemit prokurorial”, thuhet në reagimin e KPK.
Më tej në reagim thuhet se “KPK nuk do të tolerojë që të cenohet integriteti dhe reputacioni i anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe i bartësve të funksioneve prokuroriale”.

Lexo po ashtu:  Njohja nga Putini e vendimit të Gjykatës së OKB për pavarësinë e Kosovës: Çfarë do të thotë dhe si duhet përdorur

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, si institucion i pavarur kushtetues, ua bënë të qartë të gjithëve, përfshirë edhe përfaqësuesve politikë, se nuk do t’u bindet interesave politike dhe atyre të grupeve të interesit, pavarësisht tendencave të tyre”.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë kësaj jave ka qenë në shënjestër të kritikave pasi ka votuar Blerim Isufajn për kryeprokuror të Shtetit.

Lidhur me këtë votim të KPK-së, janë shprehur të pakënaqur shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier si dhe OJQ-të në Kosovë.

Të mërkurën tri organizata të shoqërisë civile i kanë kërkuar presidentes të mos e dekretoj Isufajn për kryeprokuror të vendit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka cilësuar Këshillin Prokurorial të Kosovës si grupacion kriminal dhe ordiner.
Hasani përzgjedhjen e Blerim Isufajt si kryeprokuror të shtetit nga KPK-ja e konsideron si përzgjedhje jashtë çdo norme kushtetuese, ligjore dhe etike.

“Për këtë grup njerëzish, në vitin 2015, i kam thënë gjërat që sot po i thonë ambasadat e huaja, pasi është në pyetje një grupacion, i cili supozohet ta mbrojë ligjin, por, në fakt, është kundër ligjit dhe është duke vepruar në kundërshtim me çdo normë kushtetuese, ligjore dhe etike. Është pikërisht ky grupacion që unë në vazhdimësi e kam cilësuar si grupacion kriminal”, ka thënë Hasani.

Lexo po ashtu:  Qentë po vriten në mënyrën më të tmerrshme! “Në një spital të Tiranës qentë po i vrasin duke i injektuar acid në zemër”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *