Partia Demokratike e Kosovës, mbrëmjen e së dielës, prezantoi programin me të cilin ia mësyn garës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një sallë me ekran gjigant, ku shfaqeshin kandidatët për deputetët nga lista e kësaj partie, në mes të skenë u shfaq Enver Hoxhaj, politikani i cili i prinë listës si kandidati për kryeministër nga PDK.

E bukur për tu parë, por e kopjuar keq.

Hoxhaj, me këtë paraqitje, kopjoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili ngjashëm iu drejtua mbështetësve të tij përpara zgjedhjeve parlamentare të Serbisë.

Në maj të vitit të kaluar, asokohe kur ende shtetet ishin të izoluara me masat antiCOVID, Vuçiq zgjodhi këtë formë të dalë para qytetarëve dhe bashkëpartiakëve.

Edhe duartrokitjet e pjesëmarrësve, ndonëse përmes ekranit ishin të njëjta.

Madje edhe gjestet ngjasonin.

Por ndryshe nga Hoxhaj, Vuçiq kishte pranë një foltore dhe një gotë ujë, ndërsa përveç tij, askush tjetër nuk u shfaq në skenë.

E tek PDK-ja, kjo ndryshonte paksa, Hoxhaj nuk kishte foltore e as ujë, ndërkaq skenën e ndau me Bedri Hamzën, për të cilin tha se do ta bëjë ministër të Financave, e kjo nëse do ta marr pushtetin.

Lexo po ashtu:  BE: Qeverisë së Kosovës ia kemi komunikuar masat ndëshkuese që më 28 qershor

PDK, sonte prezantoni “Planin e rimëkëmbjes ekonomike”, një plan goxha joshës për qytetarët, pasi që, premtuan se pagën mesatare do ta bëjnë 300 euro, 1 miliard i premtuan buxhet ndërsa rritje të pensioneve nga 30-40%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *