Drilon Rrahmani

Duke parë të gjitha rrethanat politike që janë krijuar në vend nga njerëz të paaftë për të udhëhequr, dhe duke parë që vet kundërshtarët e Albin Kurtit janë ata që duan ndarje të Kosovës, duan shtrirje të influencës serbo-ruse në Kosovë, kritikojnë ashpër atë, e sulmojnë nga jashtë dhe nga brenda, flasin dhe sulmojnë atë kur janë të thirrur për të folur krejt për një temë tjetër, janë vetëm disa arsye pse është koha për Albin Kurtin që t’i merre frenat e pushtetit.

Ata që po hedhin sulme rebesh ndaj Albin Kurtit, vetëm sa e po e forcojnë më shumë atë. Pse? Sigurisht që populli është i irrituar nga njerëz të cilët po punojnë për ndarjen e Kosovës dhe janë bërë servil të pushtetit. Duke u munduar ta ulin poshtë Kurtin me sulme e kritika, po ato sulme po shndërrohen në vetëdijesim për popullin, për shkak se po e shohin se kush po i bënë këto kritika.

Njerëz që kanë bashkëpunuar me serbët në kaluarën dhe një parti me deputetë që ka pasur babain bashkëpunëtorë të kasapit Millosheviq, kanë bërë forcat bashkë kundër të mirës, ndonëse nuk është për t’u hedhur poshtë fakti se po këta mund të kenë bashkëpunuar që nga fillimi dhe me një koordinim mirë të organizuar, ta kenë ndarë Vetëvendosjen në dysh.

Lexo po ashtu:  Zbrazëtia e retorikës së Perëndimit

Albin Kurti është tempull i dijes për të gjithë politikanët këtu në Kosovë. Aftësia e tij intelektuale e bën atë të veçantë, por edhe të “vetmuar”. Kjo për shkak se nuk mund të gjesh kundërshtarë të Albin Kurtit, me të cilin në ndonjë debat, do të mund të ishte niveli i barabartë i bisedës.

Është më se qesharake dhe e dhimbshme për deputetë të PSD-së, të cilët u rriten në strofullën e Kurtit, e tash e sulmojnë atë edhe kur nuk janë të thirrur për të folur.

“Le të na testojnë”, po është një thirrje nga këta të PSD-së, drejtuar Vetëvendosjes dhe të tjerëve. Kjo është më se qesharake. Fakti se ata nga të braktisur në rrugë, i mori Albin Kurti, i rriti, mësojë dhe i përgatiti politikisht, po atëherë ata e tradhtuan me thikë pas shpine. Cili mund të jetë testimi i tyre tash?

Kur vendin e ka kapluar hajnia, korrupsioni, “kapadaillëku” i pushtetarëve, ikja e përditshme e njerëzve nga Kosova, papërgjegjësia institucionale, varfëria e shumë e shumë tjera, e kemi shansin që t’ia dorëzojmë “epokën” Albin Kurtit me votën tonë, fillimisht duke e përkrahur tash në kauzën e tij.

Lexo po ashtu:  Të zgjohemi, kundër kësaj shpërngulje biblike!

Klasifikimi i popullit në “i AAK-së” dhe “i PDK-së”, për një vend pune, e ka bërë këtë vend të mjerueshëm. Pjesa tjetër që nuk i përkrah këto dy parti, janë e shkelur si shoqëri dhe të injoruar për një vend pune.

Të gjitha këto mund t’i ndalë Albin Kurti, i cili i vetëm tash e sa vite i ka bërë pushtetarët që mos të flenë rahat, duke qenë në rolin e të rrezikshmit pozitiv për pushtetarët, e shpresa e popullit.

Siç e tha edhe ai vet, Vetëvendosja është krasitur për të lulëzuar.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *