Një gjykatë në Turqi ka dënuar kryebashkiakun e Stambollit me më shumë se 2 vjet e gjysmë burg për fyerje të zyrtarëve publikë gjatë një fjalimi. Ekrem Imamoglu u akuzua pasi tha se “ata që anuluan zgjedhjet lokale në 2019 ishin budallenj”.

52-vjeçari mundi kandidatin nga partisë së presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan në garën për bashkinë e Stambollit. Dënimi i tij mund ta skualifikojë atë nga mbajtja e posteve politike ose të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Imamoglu vjen nga Partia Sekulare Republikane Popullore. Ai shihej si një nga kandidatët më të fortë të opozitës për të përballur Erdogan në zgjedhjet presidenciale që duhet të mbahen deri në qershorin e ardhshëm.

Ai u akuzua për komentet që bëri pasi fitoi ngushtë zgjedhjet për kryebashkiak në zgjedhjet e marsit 2019. Rezultati u anulua pas ankesave nga partia AKP e Erdogan për parregullsi në votime. Bordi zgjedhor urdhëroi të kishte rivotim.

Imamoglu e mbrojti përdorimin e fjalës “budallenj” për të përshkruar ata që përmbysën rezultatin e parë. Ai tha se po i përgjigjej gjuhës së ngjashme të përdorur nga Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu.

Lexo po ashtu:  Vuçiq në dasmën e djalit të Sheshelit – me këngë që lavdërojnë çetnikun, njësitë e të cilit kryen krime kundër myslimanëve në Bosnjë dhe Sanxhak

Imamoglu fitoi sërish kur u mbajtën zgjedhjet e reja në qershor 2019. Ai mori 770 mijë vota më shumë se rivali i tij duke u dhënë fund 25 viteve të sundimit të AKP-së në qytetin më të madh të Turqisë.

Vendimi i së mërkurës do të duhet të konfirmohet edhe nga një gjykatë apeli, por nëse ai mbetet në fuqi do të thotë se Imamoglu do të jetë jashtë kandidimit në zgjedhjet presidenciale apo parlamentare të vitit të ardhshëm.

Në një deklaratë të lëshuar pas vendimit të gjykatës ai tha se “një grusht njerëzish nuk mund të marrin autoritetin e dhënë nga populli”. Mbështetësit e kryebashkiakut u mblodhën jashtë ndërtesave të këshillit të Stambollit pasi ai u bëri thirrje njerëzve të mblidhen dhe të tregojnë mbështetjen e tyre. kryebashkiaku kërkoi “dorëheqjen e qeverisë”.

Imamoglu pritet të apelojë kundër dënimit dhe do të vazhdojë në detyrë, por mundësia që ai mund të skualifikohet nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale do ta bëjë më të vështirë për partitë opozitare turke që të zgjedhin një kandidat për t’u përballur me Erdogan.

Lexo po ashtu:  Pamje nga protesta në Minneapolis të SHBA’së, digjet stacioni policor dhe ndërtesa të tjera

Sondazhet tregojnë se kryetari i bashkisë së Stambollit është në mesin e disa liderëve të opozitës që mund të mposhtin presidentin historik në një garë kokë më kokë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *