Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, pretendon se është afër një marrëveshjeje me ShBA-të për atë që e quajti procesi tranzitor në Libi. Ai ka folur për televizionin shtetëror TRT pas një telefonate me homologun amerikan, Donald Trump.

Ne arritëm disa marrëveshje. Një erë e re mund të nisë mes ShBA-ve dhe Turqisë pas këtyre bisedimeve, citohet ai.

Presidenti turk ka deklaruar se do të diskutojë me homologun rus zhvillimet e reja dhe gjetjen e një rrugëdaljeje për situatën e krijuar në Libi. Ai ka premtuar se gjenerali Haftar që mbështetet nga Rusia, Franca, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti do të nxirret nga skena.

Erdogan nuk ka dhënë sqarime sesi do të ndodhë një gjë e tillë pasi Rusia ka dislokuar mjete ajrore dhe sisteme mbrojtëse në Libi në mbështetje të Haftar.
Një marrëveshje që legjitimon tërësisht qeverinë e Tripolit të Sarraj -e njohur ndërkombëtarisht- do të hapte rrugë edhe për zbatimin e marrëveshjes detare mes Turqisë dhe Libisë duke faktorizuar Ankaranë si lojtar kyç për kërkimet e gazit në Mesdheun Lindor. Ndoshta edhe marrëveshja e tij me Trump konsiston pikërisht mbi këtë perspektivë por edhe nisur nga fakti se administrata Trump ka zgjedhur Turqinë mes partnerëve të vet në Egje dhe Lindjen e Afërme.

Lexo po ashtu:  Komuniteti shqiptar në Austri nderon viktimat e sulmit terrorist të 2 nëntorit

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *