Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të presë sot gjatë ditës në Ankara presidentin e Serbisë, Aleksndar Vuçiq.

Ky takim vjen vetëm një ditë pas vizitës që Erdogani i bëri Shqipërisë dhe ku u takua me kryeministrin Edi Rama.

Vuçiqi përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar për mbërritjen në Turqi, ku ka bërë homazhe të varri i themeluesit të Turqisë moderne, Kemal Ataturk.

“Është një nder i madh për mua që në emër të qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe popullit serb t’i bëj nderime babait të pavdekshëm të kombit turk dhe mikut të sinqertë të vendit tonë, Kemal Ataturkut”, ka shkruar Vuçiqi.

Lexo po ashtu:  Opsion që aeroporti i Vlorës të ndërtohet nga shteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *