Gjatë ceremonisë së dorëzimit të çelësave të 522 njësitë e banimit që Turqia ndërtoi në Laç, Erdogan theksoi edhe një herë ndjenjën e vëllazërisë së turqve për shqiptarët. Presidenti turk tha se vëllezërit tregohen kur i qëndrojnë pranë njëri tjetrit në rast nevoje. Ai kritikoi nga Laçi shtetet e fuqishme të botës, për qasjen e tyre gjatë pandemisë.

“Shqipëria dhe Turqia ndajnë së bashku vlera të tjera historike. Të jesh me vëllain në kohë të mira dhe të vështira është një ndër to. Gjatë pandemisë të gjithë shtetet e mëdha u kyçën dhe mbyllën edhe sytë e tyre, ama ne bëmë të kundërtën, dolëm edhe jashtë kufijve për të parë dramat e vëllezërve tanë për t’u qëndruar pranë me çdo mundësi. Gëzimi juaj është edhe gëzimi i Turqisë, hidhërimi juaj është edhe hidhërimi i Turqisë.

Duke qenë se edhe populli turk ka përjetuar dhimbje të ngjashme, tërmetet e shtatorit dhe nëntorit lënduan zemrat tona njëlloj si popullit shqiptar. Fakti që Turqia është nga vendet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, është dëshmi e qartë e solidaritetit të fortë mes nesh”, tha Erdogan.

Lexo po ashtu:  Vuçiq kërcenon haptas Kosovën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *