Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) në Turqi, pas kërkesës së partisë së presidentit Erdogan për pavlefshmëri të rezultatit, vendosi përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll; zgjedhje që do të zhvillohen më 23 qershor.

AKP denoncoi për parregullsi në 43 qendra votimi në zgjedhjet e marsit ku fitues u shpall kandidati i opozitës, Ekrem Imamollu nga Partia Popullore Republikane. Kandidati i opozitës, i cili u betua si kryetar i ri të Stambollit, pas fitores në zgjedhjet komunale të 31 marsit tha se pret njoftimin zyrtar të Komisionit të Lartë zgjedhor përpara se të bëjë publik qëndrimin e tij.

Disfata në Stamboll, qytetin ku shërbeu edhe vetë si kryebashkiak, duket se nuk u gëlltit kurrë për Erdoan. “Kush fiton Stambollin, fiton Turqinë”, ka përsëritur shpesh ai. Por opozita turke e ka quajtur presidentit një humbës të keq. Përsëritja e zgjedhjeve tregon se “është e paligjshme të fitosh ndaj AKP-së”. Krahas Stambollit, në zgjedhjet lokale të 31 marsit, opozita triumfoi edhe në kryeqytetin Ankara dhe në Izmir, qytetet më të mëdha të Turqisë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  “Shqipëria është një vend i humbur, e shqiptarët një popull i humbur”. A pajtohesh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *