Një nga çmimet e “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, do të mbajë emrin Ermonela Jaho.

Juria e çmimit mbarëkombëtar të Albanian Excellence “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, e përbërë nga përfaqësues të njohur të medias mbarëshqiptarë, në mbledhjen e parë të nisjes së procedurave të këtij çmimi, në Tiranë, në unanimitet të plotë kanë aprovuar akordimin ,“Çmimi i Madh Albanian Excellence”, për sopranon e mirënjohur shqiptare, Ermonela Jahon, si simbol të suksesit dhe famës së shqiptarizmës në një dimension botëror . Gjithashtu, juria e çmimit mbarëkombëtar të Albanian Excellence “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, votoi në unanimitet të plotë që një nga çmimet e “Zonjave që bëjnë Shqiptarinë”, të mbajë emrin Ermonela Jaho.

Kjo është hera e parë që shpallet “Çmimi i madh Albanian Excellence “, një qendër e cila nisi udhën e saj në vitin 2012, në 100 vjetorin e Pavarësisë, me synim evidentimin e suksesit shqiptar në botë dhe që deri më tani numëron të paktën 600 të intervistuar të suksesshëm.

Po ashtu, kjo është hera e parë që të gjitha çmimet që do të prezantohen nga fusha të ndryshme profesionale për zonjat që do të nderohen me “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, do të mbajnë emra zonjash të suksesit mbarëkohor shqiptar. Është një nder që caktimi i emrave të çmimeve do të nisë më emrin e sopranos Emonela Jaho.

Lexo po ashtu:  Pse duhet ta lexojmë Andon Zako Çajupin? Çajupi, i madhi i gjuhës shqipe në 155-vjetorin e lindjes

Ermonela Jaho , ka qenë pjesë e Albanian Excellence në botimin “Zonjat shqiptare në Nju Jork”, një megaprojekt i organizuar në vitin 2016 në Manhattan në Nju Jork, ndërkohë që tanimë Ermonela Jaho, me këtë çmim shpallet kumbare e këtij çmimi që përfaqëson vlerën mbarëshqiptare dhe që do të shpallet në mënyrë ceremoniale gjatë një mbrëmje të madhe gala, në Tiranë në dhjetor të këtij viti.

Çmimi “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “, është një çmim mbarëkombëtar, organizuar për herë të parë, pas titullit “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”, organizuar vitin e kaluar, me zonja të nivelit të lartë që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë.

Këtë vit, ky çmim ideuar nga Albanian Excellence, i kushtohet zonjave të shqiptarisë, për të nderuar e për të pranuar se, Zonjat e Shqiptarisë, janë një zë i fuqishëm në përvijimin dhe në ndërtimin e së ardhmes, një faktor shumë i rëndësishëm dhe shpresëdhënës për një të ardhme më të sigurtë.
Çmimi “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “, është një vlerësim për gratë shqiptare kudo janë të cilat nderohen për vokacionin e tyre, iniciativën e tyre, rritjen profesionale, punën e madhe në të mirë të profesionit, shoqërisë dhe të familjes që prezantojnë. Ky çmim është për zonjat që arrijnë të pamundurën dhe që tregojnë se me punën e tyre, ëndrrat bëhen realitet .

Lexo po ashtu:  Facebook nis etiketimin e mediave shtetërore ruse, kineze…

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jajo, në një mesazh drejtuar themelueses së Albanian Excellence, Flora Nikolla, shkruan :

“ E nderuar zonja Nikolla, ju falënderoj nga zemra për këtë nderim që më është bërë nga “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” dhe Albanian Excellence!

Unë gjithnjë në çdo hap dhe frymë në rrugën time si artiste, kam komunikuar atë çka kam nga vendi im, në të gjithë botën, pa pasur asnjë lloj pritshmërie nga askush. Dashuria ime për vendin është e pakondicionuar në kuptimin e vërtetë të saj!

Unë jam jashtë mase e ngarkuar dhe nuk mendoj që mund të jem në dhjetor në Shqipëri. Unë mbaroj në Londër nga fundi i dhjetorit dhe kthehem në NY. Nëse duhet ta tërheqë dikush çmimin mund të vijë një pjesëtar i familjes sime. Kërkoj ndjesë për mosprezencën time por impenjimet e punës ma bëjnë tejet të vështire faktorin kohë.

Ju faleminderit për respektin dhe konsideratën dhe ju uroj suksese në punën tuaj për të promovuar dhe njohur bashkatdhetarët që me shumë punë dhe sakrifica kanë krijuar dhe krijojnë energjinë pozitive të vendit tonë nëpër botë.

Lexo po ashtu:  “Të isha një lule”, poezia e trishtë e Musine Kokalarit, autores së vuajtjeve të mëdha

Me respekt, Ermonela. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *