A keni dëgjuar që shtatzënat duhet të flenë të kthyera në krahë? Dhe këto nuk janë vetëm fjalë plakash, edhe ekspertët thonë kështu!

Studimi i bërë në Universitetin e Huddersfieldit ka treguar që zvogëlon rrezikun që fëmija të lindë i vdekur, nëse e ëma gjatë shtatzënisë fle në krahë, jo në shpinë.

Edhe pse duhet gjetur pozitën e përshtatshme për gjumë gjatë shtatzënisë, ndërkaq hulumtimi i ri sugjeron që shtatzënat duhet të flenë në krah.

Shkencëtarët kanë analizuar pozat e gjumit të 851 nënave dhe të 2.257 shtatzënave.

Analiza ka treguar që gjumi në shpinë pas javës së 28-të të shtatzënisë rrit rrezikun që foshnja të lindë e vdekur për 2,6 herë.

Ende nuk kanë sqarim zyrtar përse është kështu, ndonëse disa ekspertë thonë që shtrirja në shpinë kufizon qarkullimin e oksigjenit te fryti.

“Pas javës së 28-të të shtatzënisë më e sigurt është të flini në krah, se sa në shpinë”, thonë shkencëtarët pas studimit të bërë.

Dr. Tomasina Stacey, autore kryesore e studimit, thotë që gjumi në shpinë “paraqet rrezik vetëm për një numër të vogël shtatzënash”, mirëpo megjithatë, për shkak të sigurisë, të gjitha shtatzënat këshillohen të flenë në krahë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  3 metodat që përdorin psikologët për t’u liruar nga stresi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *