NDALET ZEMRA E PATRIOTIT RAFI HALILI NJËRIT PREJ SHOKËVE MË TË NGUSHTË TË HEROIT TË KOMBIT REXHEP MALAJ

Është ndalur zemra e madhe e atdhetarit e patriotit të lavdishëm, Heroit të gjallë të Kombit Rafi Halili!

Nuk jeton më shoku e bashkëvuajtësi i idealit dhe i burgut i Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

Ndahet nga kjo jetë shqiptari trim e i pamposhtur Rafi Halili, që në kohëra të errëta për tokat e pushtuara nga Serbia pushtuese dhe kolonizatorët e tokave dhe jetës e pushtetit politik atdhetar shqiptar!

Nuk është më në mesin e të gjallëve Ai që qëlloi me plumba dhe derdhi barot mbi policinë antishqiptare të Maqedonisë jugosllave!

Por duhet ta themi me zë të lartë, se Rafi Halili, u nda nga kjo jetë i lumtur e i qetë, sepse ia arriti për të gjallë ta shihte e ta përjetonte luftën heroike e titanike të luftëtarëve e ushtarëve trima, të udhëhequr e komanduar nga Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, vëllau i Tij besnik i idealit kombëtar, i madhi i të mëdhenjëve, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Lexo po ashtu:  Kush është “Hitleri i vogël” që ka bërë Izraelin të flasë me vete?

Jeta dhe vepra e Rafi Halilit, ishte busull për atdhetarët e patriotët e vërtetë!

Ky vigan i pavdekshëm, do të mbetët i gjallë e në ballë të vullkanit kombëtar, sepse e kaluara e Tij, do të jetë padiskutueshëm arma e sigurtë në duart e udhëheqësve të rinj të popullit, Atdheut e Kombit!

Lavdi e përjetshme, atdhetarit të madh e të pavdekshëm Rafi Halili??

Ismet Sylejmani,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *