Është zyrtare dhe më në fund realitet. Ditën e hënë vaksina e shumëpritur kundër koronavirusit do të nisë shpërndarjen te njerëz të prekur, përcjell MekuliPress

Lajmin e konfirmoi Associated Press (AP) i cili citon qeverinë amerikane të njoftojë zyrtarisht nisjen e injektimit të vaksinës te njerëzit.

Vaksina është përgatitur në Institutin Kombëtar të Shëndetit në bashkëpunim me Institutin e Kërkimit Shëndetësor në Seattle, “Kaiser Permanente Washington Health Research Institute”.

Do të jenë 45 persona në moshë të re të cilët kanë pranuar vullnetarisht të vaksinohen. Kjo vaksinë po shpërndahet përmes kompanisë NIH dhe Moderna inc.

Pritet që qeveria amerikane në orët në vazhdim të dalë me deklaratë publike mbi vaksinën. Disa thonë se sidoqoftë do të duhet një vit ose 18 muaj që vaksina të jetë e disponueshme për të gjithë botën.

Burimi: https://apnews.com/8089a3d0ec8f9fde971bddd7b3aa2ba1

 

Lexo po ashtu:  Bill Gates parashikoi virusin pesë vite më parë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *