Eurodeputeti austriak Harald Vilimsky, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Bashkim Evropian nuk vjen në shprehje siç nuk vjen edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Një hyrje e Kosovës në BE nuk vjen në shprehje si edhe liberalizimi i regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Vilimsky, shkruan “Ots.at”.

Arsye për këtë është se edhe Komiteti për Çështje të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET), ka publikuar një raport të Komisionit për gatishmërinë e perspektivës për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Edhe raporti i AFET për gatishmërinë konfirmon, se Kosova duhet të forcojë përpjekjet për luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit. Është një vend ku mbizotëron krimi i organizuar, trafikimi i drogës e i organeve. Kriminelët dhe terroristët fshihen atje me armë ilegale. Një liberalizim i vizave vetëm sa do të zgjerojë bizneset e kriminelëve për në vendet e BE-së”, ka thënë Vilimsky.

Ai ka shtuar se Kosova është një shtet i dështuar që nuk ka se çfarë të kërkojë në BE.

“Kosova është një vend i dështuar, që nuk ka asgjë se çfarë të kërkojë në BE. Si situata në rajonin kufitar me Maqedoninë e Veriut ashtu edhe me rastin e pakicës serbe në veri të Kosovës, është më tepër se e pasigurt dhe mund të shpërthejë sërish situatën në Ballkan. Me këtë mund të barten konfliktet edhe në Austri. Për ne, siguria e austriakëve është më e rëndësishme sesa anëtarësimi në BE i një shteti të dështuar dhe mafioz siç është Kosova”, ka thënë ai,

Lexo po ashtu:  “Grekët e shqiptarët, një popull!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *