Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon është marrë edhe njëherë me situatën politike në Kosovë, pasi që haptaz doli kundër mocionit të LDK-së për rrëzimin e qeverisë.

Von Cramon që është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, kësaj radhe ka komentuar protestën e mbrëmshme të qytetarëve kundër sabotimit të LDK-së që po i bëne¨Kosovës, protestë kjo që u mbajt nëpër ballkone dhe dritare

Viola von Cramon shpreson që kjo t’i ketë rënë në vesh LDK-së.

“Shumë mirë:  Njerëzit në formë krijuese dhe të civilizuar kanë alarmuar për atë që unë e quajta grusht-shtet në Kosovë, me shpresë që LDK do ta vërejë”, ka thënë ajo me anë të një postimi në Tëitter.

Lexo po ashtu:  "Gjendemi në një kohë fushate, dhe kjo është fushata më agresive që ka qenë në Kosovë"- Reagon ashpër Ministri i Mbrojtjes ndaj propagandës së opozitës dhe mediave të tyre: FSK-ja nuk është pa bukë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *