Kosova nën udhëheqjen e Qeverisë së pakorruptuar Kurti ka shënuar progresur, duke u ngjitur 17 vende në krahasim me vitin e kaluar në indeksin e perceptimit të korrupsionit.

Rreth këtij vendimi ka reaguar edhe Ambasada e Francës, të cilën kanë theksuar se ky është një lajm i mirë.

“Lajm i mirë. Kosova shënon progres duke u ngjitur 17 vende në krahasim me vitin e kaluar në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Duhet vazhduar këtë progres. Franca e mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit”, shkruhet në llogarinë zyrtare të Ambasadës së Francës në Kosovë.

Për këtë ka reaguar edhe ambasadori gjerman, Jorn Rogde, (MekuliPress ka informuar për këtë reagim) i cili ka inkurajuar Kosovën që më në fund të fillojë të ecë përpara në luftën serioze të korrupsionit.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) është renditja globale e korrupsionit më e përdorur gjerësisht në botë, e së fundmi Kosova ka shënuar rritje në luftën ndaj korrupsionit.

Lexo po ashtu:  “Mos e nënvlerësoni”, eksperti amerikan paralajmëron qytetarët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *