Parlamenti Europian miratoi me shumicë një rezolutë ku thërriste degën ekzekutive të bllokut që “urgjentisht” t’i detyrojë kompanitë e teknologjisë të përdorin vetëm një lloj karikuesi.

Ligjvënësit po kërkojnë një karikues të përbashkët që mund të përdoret në marka të ndryshme dhe lloje të pajisjeve, duke përfshirë telefonat mobil, tabletat dhe lexuesit elektronik të librave.

Rezoluta gjithashtu u bën thirrje politikëbërësve të BE-së të shqyrtojnë mënyrat për të rritur numrin e kabllove dhe karikuesve që riciklohen, dhe për të siguruar që klientëve nuk u kërkohet të blejnë një karikues me secilën pajisje të re.

Propozime të ngjashme në të kaluarën janë kundërshtuar ashpër nga Apple, porta e të cilës nuk është në përputhje me pajisjet e bëra nga prodhuesit e pajisjeve rivale. Megjithëse një zëdhënës për Apple nuk kishte asnjë reagim të menjëhershëm ndaj rezolutës, gjigandi i teknologjisë tha në një deklaratë javën e kaluar se kalimi në një karikues do të mbytë inovacionin dhe do të krijojë mbeturina mjedisore.

Lexo po ashtu:  Pse është kaq shqetësuese rënia e Euros? Ndikimi i saj në Europë dhe SHBA, teksa kriza thellohet

Komisioni Europian po shqyrton zgjidhjet e mundshme për një dekadë. Në vitin 2009, prodhuesit e smartphone-ve përfshirë Apple nënshkruan një memorandum jo-detyrues të mirëkuptimit duke rënë dakord për të harmonizuar karikuesit.

Rezoluta e miratuar i bën thirrje Komisionit të paraqesë rregulla konkrete deri në korrik. Sipas axhendës së punës së Komisionit për vitin 2020, veprimi legjislativ për një ngarkues të përbashkët do të vijë në tremujorin e tretë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *