Do të jetë një rivalitet Itali-Spanjë në 1/8 e finaleve të Europa League. Në Nyon Inter ka gjetur kundërshtar nga goglat Getafe, që eleminoi Ajax, ndërsa Roma e ka detyrën më të vështirë, duke patur kudnërshtarë Sevilla. Për Conte e Fonseca të paktën janë shmangur anglezët e frikshëm të Manchester United si edhe derbi, që ndërkohë do ti duhet të përballet me LASK. Zikaltrit do të luajnë ndeshjen e vajtjes në 12 mars në San Siro e raundin e dytë në 19 mars në transfertë. Rrugëtim ndryshe për verdhekuqtë, që rigjejnë kundërshtar Monchi e do të luajnë në shtëpi kthimin.

Duke pritur se kush do të kualifikohet mes Salizburg e Eintracht Frankfurt, e duke parë përballjet e tjera që janë ciftuar, e sigurtë është se fituesi i tyre do të sfidojë zviceranët e Besel të Taulant Xhakës.

SHORTI I 1/8 TË FINALEVE

Istanbul Basaksehir-Copenhagen
Olympiacos-Ëolverampton
Rangers-Bayer Leverkusen
Ëolfsburg-Shakhtar Donetsk
Inter-Getafe
Sevilla-Roma
Eintracht ose Salzburg-Basel
LASK-Manchester United

Lexo po ashtu:  Këta janë dy trajnerët më të mirë , sipas Fabregas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *