Prof. Hillel Frisch – Bar-Ilan University

Ndërësa në Shqipëri inaugurimi i Joe Biden shkaktoi gëzim të madh mes mbështetësve të tij dhe trazim mes kritikëve, tek aleatët e SHBA në Lindjen e Mesme ka një ndjenjë pritjeje nën ankth. Këtë ndjesi e ka kryeministri aktual i Izraelit, liderët e shteteve të moderuara arabo-sunite dhe deri edhe shumë prej opozitarëve në Izrael që duan ta largojnë Netanyahun. Emuëruesi i përbashkët pas këtij shqetësimi është kuadri ideologjik i atyre që janë zgjedhur në pozicione kyç në administratën e Biden. Ekziston frika se këta njerëz do të inkurajojnë Biden të angazhohet në një politikë të butë ndaj Iranit si çmim që duhet paguar për ristabilizimin e aleancës SHBA – Europë, për të cilën (sipas konsensusit të përgjithshëm) presidenti Trump bëri shumëçka për ta dëmtuar.

Ka arsye historike për këtë shqetësim. Skuadra e Biden drejtohet nga Anthony Blinken, i propozuar për Sekretar i Departamentit të Shtetit dhe ish-këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Obamës. Ishte Blinken që drejtoi marrëveshjen bërthamore me Iranin në vitin 2015, që e dëmtoi marrëdhënien e SHBA në Lindjen e Mesme në funksion të çimentimit të aleancës me Europën. Sipas çdo kriteri objektiv dhe subjektiv, aleatët europianë të Ëashingtonit janë shumë më të rëndësishëm sesa aleatët e tij në Lindjen e Mesme. Europa është partneri më i madh tregtar dhe i shërbimeve, selia e aleancës së shkëlqyer(të paktën në letër), NATO. Edhe në statusin e vet të reduktuar post-sovjetik, NATO ekziston për të përballuar Rusinë, që përbën një sfidë sigurie shumë më të madhe për aleancën perëndimore sesa Irani, shumë më larg dhe më pak i fuqishëm.

Lexo po ashtu:  Kur do ta dëgjojmë fjalimin tjetër mbi Perden e re të Hekurt?

Është po ashtu e vërtetë se SHBA është shumë më e ngjashme me shtetet europiane, që ndajnë me amerikanët një ideologji të përbashkët, qeveri demokratike dhe një besim në mënyrën demokratike të jetesës, sesa është me aleatët e vet në Lindjen e Mesme. Dhe kjo është për ta thënë butë. Elita e Bregut Lindor dhe Perëndimor që u rikthye në pushtet në SHBA(sikurse shumë amerikanë të zakonshëm të hinterlandit amerikan) janë thellësisht të fyer nga liderë të vendeve si Arabia Saudite dhe Egjipti. Gjermania e Angela Merkelit dhe Franca e Emmanuel Macron thonë shumë më tepër sesa Arabia Saudite e Muhammad bin Salman apo edhe Egjipti i presidentit Fatah Sisi.

E megjithatë arsyetimi pas idesë së tregtisë për të kënaqur Europën në kurriz të aleatëve të Ëashingtonit në Lindjen e Mesme mbi Iranin si subjekt, bazohet në keqkonceptimin se Europa duhet kënaqur. Pavarësisht katër viteve të presidentit Trump, që foli për Europën në terma fyes dhe spekullues, aleanca është më e fortë se kurrë. Tregtia ndërkontinentale dhe bashkëpunimi shkencor u rritën pothuajse sa kurrë më parë administratës Trump. Roli udhëheqës i Pfizer në sigurimin e një vaksine kundër CoVid-19, si për amerikanët dhe europianët, është emblematike në këtë bashkëpunim. Në vitin 2018, Pfizer, një kompani amerikane, njoftoi bashkimin e divizionit të saj për kujdesin shëndetësor me gjigandin farmaceutik britanik, GlaxoSmithKline.

Lexo po ashtu:  Emërimi dhe përzgjedhja e 14 ambasadorëve të rinj, një dështimi i radhës i MPJD të Republikës së Kosovës..!

Presidenti Trump, ishte shumë kritik për NATO-n dhe veçanërisht ndaj Gjermanisë, anëtari i saj më i madh. Ai akuzoi shtetet anëtare europiane se shfrytëzonin pa asnjë kontribut bujarinë amerikane për sigurinë e tyre – një akuzë kaq evidente saqë është e vështirë edhe të debatohet.

Shumë prej partnerëve europianë të NATO-s as nuk veprojnë si të tillë. Shpenzimet ushtarake amerikane janë të paktën sa dyfishi i mesatares së anëtarëve europianë, krahasuar me PBB-në dhe më shumë se 2.5 herë më i lartë se ai i Gjermanisë, që është anëtari më i pasur i NATO-s dhe anëtari europian më i fuqishëm.

Kjo mund të justifikohej në fillimet e Luftës së Ftohtë kur Europa po ngrihej nga shkatërrimi i Luftës së Dytë Botërore, por nuk ka më kuptim shtatë dekada më pas, kur vendet përbërës të saj janë shtete të pasura.

Për t’i shtuar fyerjet kësaj plage; Gjermania është një nga dy vendet në BE dhe NATO që ka në mënyrë të vazhdueshme surplus të madh tregtar me SHBA si në tregti ashtu edhe shërbime – e megjithatë ajo shpenzon vetëm 1.3% të PBB-së në sektorin ushtarak krahasuar me 3.6% të SHBA. Kjo do të thotë se europianët i detyrohen SHBA-ve dhe nuk ka pse të kënaqen prej saj – sidomos teksa kundërshtari i tyre në lindje, Rusia, është shumë më tepër kërcënues për ta sesa për SHBA. Pse duhet krijuar marrëdhënie me regjimin islamik për të kënaqur interesat gjermane dhe franceze të biznesit që shohin më dëshirë tregun e madh të Iranit edhe nëse lidershipi i këtij të fundit sofistikon aftësitë e veta balistike dhe të dronëve kundër aleatëve të SHBA, mbështet milici që minojnë shtetet e pavarura dhe grupe që krijojnë në mënyrë sistematike një rrethim balistik të Izraelit – në shtesë sigurisht të programit të vet bërthamor?

Lexo po ashtu:  Ismail Qemalin e përmbysën Zogu e Toptani.

Ka edhe një përmasë të brendshme për këtë shkëmbim. Presidenti Biden është regjistruar të jetë shprehur se ai do të kontaktojë me të gjithë amerikanët për të ulur polarizimin në shoqërinë dhe politikën amerikane. Në vend se të kënaqë Europën, ai duhet të ndjekë atë që ish-presidenti Trump shpalli se do të bënte, por nuk e bëri – të detyrojë europianët të paguajnë për sigurinë e tyre të paktën në masë të barabartë me SHBA-të.

Qindra miliardë dollarët e reuktimit në shpenzime ushtarake do të përdoreshin me këtë rast në rritjen e aftësive dhe arsimit të amerikanëve në Brezi i Ndryshkur(Midwest) dhe përmirësimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore rurale në Amerikë. Nuk është Izraeli dhe shtetet sunite arabe që duhet të paguajnë çmimin për fuqizimin e aleancës transatlantike, por europianët vetë që i janë tallur me amerikanët për shumë kohë.

Burimi: Besa Center

Përkthimi dhe titulli: ResPublica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *