Postimi ishte një reklamë e një fare qepe quajtur “Walla Walla.” Reklama u refuzua menjëherë nga Facebook.
Facebook bllon një reklamë qepësh sepse janë “shumë seksi”
Ka dy lloje qepe: një që është e zakonshme dhe një që për rrjetin social Facebook është shumë seksi. Një kompani Kanadeze e shitjes së farave dhe produkteve bimore mësoi se një postim i saj kishte përmbajtje seksuale.

Postimi ishte një reklamë e një fare qepe Walla Walla. Reklama u refuzua menjëherë nga Facebook.

Më pas rrjeti social kërkoi falje për gabimin e bërë nga teknologjia e saj e automatizuar. Reklama tregonte qepët njohur për madhësinë dhe shijen e tyre të veçantë. Menaxheri i dyqanit u surprizua dhe nuk po kuptonte dot çfarë nuk shkonte me postimin e tij.

Me një kërkim në internet ai mësoi se kishte diçka të bënte me format e rrumbullakëta të cilat gabimisht mund të jenë ngatërruar nga teknologjia e Facebook me gjoksin e një femre apo butoksin.

Kështu vendosi të postonte një refuzim të reklamës së tij dhe arsyet pse nuk i lejohej të reklamonte.

Lexo po ashtu:  Atje po shkojmë, "Astrit, shumë, shumë të dua!" "Babi, unë ty edhe një herë më shumë!"

Rrjeti social përdor teknologji të automatizuar për të mbajtur shërbimin të pastër nga lakuriqësitë por nganjëherë ka problemet me veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *