Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram do të lejojnë përdoruesit në disa vende të botës të bëjnë thirrje për dhunë kundër Vladimir Putin dhe ushtarëve të Rusisë.

Meta tha se përkohësisht ka lejuar gjuhë të urrejtjes si “vdekje pushtuesve Rusë”, një gjuhë që normalisht do të ishte kundër rregullave të rrjetit social.

Por tha se nuk do të lejonte thirrje për dhunë kundër civilëve Rusë.

Në përgjigje Rusia kërkoi nga SHBA që të ndalojë aktivitetet ekstremiste të rrjetit social. Lajmi erdhi pasi agjencia e lajmeve Reuters raportoi për disa e-mail-e të brendshme të kompanisë që kishin një ndryshim politike.

Politika e re parashikon që përdoruesit në disa vende përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe Poloninë mund të bëjnë thirrje për vdekjen e Putinit dhe presidentit Bjellorus Lukashenko.

Javën e kaluar Rusia tha se kishte bllokuar Facebook dhe platformat e saj duke cituar raste të diskriminimit kundër mediave Ruse.

Lexo po ashtu:  108 vite nga lindja e poetit të madh, Esad Mekuli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *