Përdoruesve do tu jepet mundësia të mendojnë nëse duan të ndajnë diçka me miqtë e tyre që mund të mos jetë më i përshtatshëm.

Rrjeti social Facebook do të njoftojë përdoruesit nëse janë duke shpërndarë një artikull të vjetër. Duke filluar nga dita e sotme përdorimit do të marrin njoftim nëse janë duke shpërndarë një postim i cili është publikuar 90 ditë më parë.

Përdoruesve do tu jepet mundësia të mendojnë nëse duan të ndajnë diçka me miqtë e tyre që mund të mos jetë më i përshtatshëm.

Kur përdoruesit publikojnë diçka, ata e trajtojnë si një informacion i fundit por nëse nuk është mund të shkaktojë jo pak konfuzion. Opsioni në fjalë vjen në një kohë kur Facebook po përpiqet të adresojë lajmet e rreme në platformë.

Por nuk është vetëm rrjeti social më i madh në botë që ka menduar për një rrethanë të tillë. Twitter filloi një testim në Android ku pyet përdoruesit nëse duan të lexojnë një artikull fillimisht përpara se ta shpërndajnë atë.

Lexo po ashtu:  ‘Pa bashkim nuk ka fuqi, pa Kosovë nuk ka Shqipëri’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *