Facebook do të heq nga përdorimi aplikacionin Lasso, version i ngjashëm i frymëzuar TikTok i lançuar në Korrik 2018.

Ditët e fundit përdoruesve i ka shkuar një njoftim se nga 10 Korriku aplikacioni nuk do të jetë më i disponueshëm. Të gjithë ata që kanë video të ruajtura duhet t’i shkarkojnë përpara se aplikacioni të zhduket, nëse duan të kenë kujtimet e tyre.

Facebook do të fokusohet tek Reels (një funksion në Instagram përmes të cilit ju mund të rregulloni dhe regjistroni video në stilin e TikTok). Këto video mund të dërgohen në Storie ose DM.

Aplikacioni Lasso ka qenë i disponueshëm në SHBA, Meksikë, Argjentinë, Kolumbi, Kili, Peru, Ekuador dhe El Salvador.

Ky nuk është i vetmi projekt të cilin Facebook e ndalon në Korrik, gjithashtu Hobbi (aplikacion për prezantimin e projekteve personale) i publikuar në Shkurt të këtij viti do të mbyllet.

Lexo po ashtu:  Angela Merkel konfirmon se ka qenë shënjestër e hakerëve Rusë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *