Iniciativa të ngjashme ka ndërmarrë edhe Instagram ndërsa qendra e njoftimit do të japë informacione të sakta dhe në kohë reale për ecurinë e pandemisë.Facebook publikon një “qendër njoftimi” në kohështrirje për koronavirusin

Facebook ka marra hapat e nevojshme për të inkurajuar miliarda përdoruesit e rrjetit social që ta marrin seriozisht pandeminë e koronavirusit.

Rrjeti social do të paraqesë një qendër informacioni për koronavirusin në krye të kohështrirjes së përdoruesve tha Mack Zuckerberg.

Mesazhet do të fillojnë të shfaqen në kohështrirjen e përdoruesve në 24 orët e ardhshme në SHBA, Britani, Gjermani, Itali, Francë, Spanjë dhe do të ofrohet në më shumë gjuhë dhe vende në ditët në vijim.

Iniciativa të ngjashme ka ndërmarrë edhe Instagram ndërsa qendra e njoftimit do të japë informacione të sakta dhe në kohë reale për ecurinë e pandemisë.

Gjithashtu do të sigurojë statistika të diagnozave të konfirmuara të COVID-19, informacione rreth mbylljes së shkollave, informacione nga autoritetet lokale e shumë të tjera.

Lexo po ashtu:  Vlerësimi i TikTok në PlayStore nga bie nga 4.5 në 1.2 yje brenda natës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *