Ky ndryshim aplikohet nga ana e Facebook dhe nuk ka nevojë për një version të ri të aplikacionit në Android.

Aplikacioni Android i Facebook ka një panel të ri navigimi i cili përmirëson ndjeshëm përdorimin e telefonit me një dorë.

Përditësimi i fundit i aplikacionit Android, sjell panelin e ri të navigimi që normalisht është në krye të aplikacionit, tashmë gjendet në fund të tij.

Ky ndryshim aplikohet nga ana e Facebook dhe nuk ka nevojë për një version të ri të aplikacionit në Android.

Me panelin e ri, Facebook vendos ikonën e shtëpisë në skajin e majtë, ndjekur nga ikona e miqve, e profilit, e njoftimeve dhe së fundi ikona e menusë hamburger.

Në disa raste shfaqet edhe një ikonën e tregut “Marketplace.” Me pamjen e re të gjitha këto shkurtesa janë vetëm pak milimetra larg gishtit të madh të dorës.

Nuk është një ndryshim madhor por e bën më të lehtë përdorimin e aplikacionit për ata që pëlqejnë të përdorin me një dorë telefonin. Përditësimi po dërgohet gradualisht tek përdoruesit por ende nuk është i disponueshëm për të gjithë.

Lexo po ashtu:  Turk, Elhamdulila - "Fenë me kombësi e njisoi, Muslim e turk- s’ka da. Deshti edhe emnin t’na harroi: - Je turk, elhamdulila!"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *