Ajo që duhet të na bëjë përshtypje është mungesa e një mjeti të tillë nga Facebook ndërsa funksionet e privatësisë së platformës gjithnjë kanë qenë të vështira për të përdorur e kuptuar.Facebook sjell një opsion të munguar prej kohësh

Rrjeti social Facebook prezantoi një mjet të ri i cili e bën të lehtë për përdoruesit të fshijnë postimet e vjetra dhe të reduktojnë prezencën e tyre dixhitale në platformë.

Quajtur “Manage Activity” opsioni i ri u jep mundësinë përdoruesve të fshijnë disa postime njëherazi duke eliminuar nevojën e fshirjen 1 nga 1 të postimeve që publikuara ndër vite.

Nga dita e sotme do të ofrohet për disa përdorues dhe në javët në vijim për të gjithë. Kushdo që dëshiron të fshijë postime të vjetra do të mund ta bëjë duke kërkuar çdo gjë që kanë publikuar me filtra datash, njerëzish të etiketuara dhe lloje përmbajtjesh si foto, video, tekst etj.

Ajo që duhet të na bëjë përshtypje është mungesa e një mjeti të tillë nga Facebook ndërsa funksionet e privatësisë së platformës gjithnjë kanë qenë të vështira për të përdorur e kuptuar.

Në të kaluarën përdoruesit kishin dy mundësi: ose të fshinin një nga një postimet ose të instalonin shtojca të palëve të treta për ta bërë këtë të cilat janë plot me maluerë. Me kalimin e viteve në rrjete social ndërtohen stoqe përmbajtjesh dhe pastrimi i tyre është diçka e domodoshme për privatësinë e përdoruesit.

Lexo po ashtu:  Rusia hakoi komunikimet satelitore ditën që nisi pushtimin e Ukrainës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *