Twitteri ia ka bllokuar për 12 orë llogarinë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe ka thënë se do ta bllokojë tërësisht nëse ai thyen sërish rregullat raporton “CNBC”.

Vendimi shënon një ndarje të madhe, pasi Twitteri deri më tash I ka dhënë mbrojtje të veçantë presidentit, duke mos e ndëshkuar për thyerje të rregullave.

Twitteri ka thënë se më ato rregulla nuk janë në fuqi dhe një thyerje tjetër dhe Trumpi do të bllokohet tërësisht.

“Kemi kërkuar fshirjen e tri postimeve të @realDonaldTrump, që ishin postuar më herët sot, për shkak të shkeljeve të vazhdueshmeve të rregullave. Kjo nënkupton se llogaria e @realDonaldTrump është bllokuar për 12 orë pas fshirjes së postimeve. Shkeljet e ardhshme…do të rezultojnë me pezullim të përhershëm të llogarisë @realDonaldTrump”, thuhet në një komunikatë të Twitterit

Vendimi për të ndryshuar politikat erdhi pas një serie të postimeve të Trumpit , ku po i përkrahte protestuesit që u futën në ndërtesën e Kongresit.

Në postime ai u kërkoi protestuesve të shkojnë në shtëpi, por i quajti të veçantë. Ai po ashtu vazhdoi me pretendimet se i ka fituar zgjedhjet. Disa postime të tij u fshinë, përfshirë edhe një video-mesazh.

Lexo po ashtu:  Qosja: Intelektualët nuk dinë të mendojnë tjetër gjë, pos të ndërtojnë shtëpi, të vrapojnë pas honorareve, të blejnë unaza të shtrenjta, të ndjekin kurvat, të mblidhen nëpër gazmende, ta përgojojnë njëri tjetrin, t’ ia qesin ndërkëmbësat shoqishoqit

Masa kanë marrë edhe Facebook e YouTube, duke larguar video-mesazhin e Trumpit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *