Prototipi prodhohet në 3D Printer, bazuar në modelin e siguruar si rezultat i bashkëpunimit të Universitetit të Transilvanisë nga Rumania dhe Universitetit Politeknik të Valencias nga Spanja.Faceshield Mask, një nismë mbarëkombëtare për të prodhuar maska 3D kundër COVID-19 për spitalet në Shqipëri dhe Kosovë

Një nismë e një ekipi nga Shqipëria dhe Kosova për të prodhuar maska mbrojtëse përmes teknologjisë së printimit 3D për spitalet në luftën kundër sëmundjes COVID-19 ka arritur të grumbullojë financim prej 2,400 eurosh në 24 orë.

Nisma e iniciuar nga Prof. Dr. Shaban Buza, profesor në Universitetin e Prishtinës filloi me prodhimin e një pajisjeje prototip quajtur Faceshield Mask.

Prototipi prodhohet në 3D Printer, bazuar në modelin e siguruar si rezultat i bashkëpunimit të Universitetit të Transilvanisë nga Rumania dhe Universitetit Politeknik të Valencias nga Spanja.

Janë krijuar dy ekipe për këtë nismë humanitare: një në Kosovë i udhëhequr nga Shaban Buza dhe i dyti në Shqipëri i udhëhequr nga Dea Buza. Të dyja ekipet kanë prodhuar prototipin e pajisjes, dhe janë vendosur kontaktet me institucionet për të adresuar nevojat!

https://www.facebook.com/1727993957/videos/10206628914438043/

Dërgesat e para të maskave Faceshield u bënë ditën e Premte më 27 Mars prej afro 90 copë për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Brenda muajit të parë ekipi i Faceshield Mask synon që të prodhojë 1,000 maska të tilla.

Lexo po ashtu:  Grand Theft Auto V ofrohet falas, brenda pak minutash bie dyqani i Epic

Nisma ka marrë kërkesa nga spitalet e Tiranës dhe Shkodrës për 500 dhe 200 maska 3D të printuara respektivisht. Materiali i përdorur për prodhimin e maskës është filament PLA. Për të arritur prodhimin nevojshëm të maskave është e nevojshme një sasi prej 50 kg Filament.

Ekipi gjithashtu ka bërë thirrje për mbledhje fondesh për ti ndihmuar në prodhimin e këtyre maskave dhe blerjen e 3D printerave të tjerë.

Aktualisht po punojnë me një printer në ditë i cili përgjatë 18 orëve punë mund të prodhojë 16 maska dhe për të arritur objektivin e 1,000 maskave do të duheshin 45 ditë me këto resurse. Ekipet e Faceshield Mask synojn të blejnë një printer të dytë për të përgjysmuar kohën e prodhimit.

https://www.facebook.com/653657755/videos/10157358233992756/

Faceshield Mask dhe mbarë Shqipëria ka nevojë për mbështetjen tonë gjatë kësaj krize të cilët mund ta dërgojmë përmes PayPal në këtë lidhje: http://paypal.me/FaceShieldMaskAL

Mbështetjen mund ta dërgoni edhe përmes bankës Raiffeisen në Nr. Llogarie 0011075431 ose IBAN: AL64202112880000000011075431

Lexo po ashtu:  “Kur u ndamë ne të dy”, ndër poezitë më të trishta për ndarjen nga Lord Bajron. Do t’ju emocionojë

Pas kalimit të kësaj situate të gjitha maskat e prodhuara dhe të tepruara së bashku me pajisjet do ti dhurohen Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë të cilat do të përdoren për qëllime edukative.

Mjekët dhe infermierët kanë nevojë sot më shumë se kurdoherë për ruajtjen e shëndetit të tyre që ta ruajnë shëndetin tone. Pasi vlerësimet e para tregojnë se nevojitet një sasi e madhe e këtyre maskave, pra duhet material bazë (filament) shtesë për 3D Printer, po ashtu edhe numër shtesë i 3D Printerëve. Andaj, ftojmë të gjithë vullnetmirët që të kontaktojnë udhëheqësit e ekipeve.

Për të rejat më të fundit nga kjo nismë ose për të dhënë kontributin tuaj ju ftojmë ti bashkoheni grupit në rrjetin social Facebook: https://www.facebook.com/groups/219876996037646/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *