E padrejta bëhet shumë më e rrezikshme kur mbrohet nga njerëz inteligjentë.

Ligjet u ngjajnë cergave të merimangës, insektet e vogla kapen prej tyre, ndërsa insektet e mëdha e çajnë cergën dhe ikin.

Faji më i madh në botë është t’i mbash anën atij që s’ka të drejtë dhe të jesh armik i të drejtit.

Më mirë një i akuzuar pa dënim, se një i pafajshëm me dënim.

E kundërshtoj atë që thoni, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tuaj për ta thënë.

Kur drejtësia zhduket nga faqja e dheut, njeriu bëhet i pavlefshëm.

Barazi nuk do të thotë diametër i barabartë, barazi domethënë e drejta e të tërëve për t’u zhvilluar gjithsecili sipas diametrit të vet.

E drejta është më e fuqishme edhe nga vetë ligji.

Kur dikush i kapërcen caqet e lejueshme të hakmarrjes, atëherë e drejta kalon në anën e atij që e shkaktoi padrejtësinë.

Kush është i drejtë me dëshirën e vet dhe jo nga nevoja, do të lumturohet.

Në drejtësi gjenden të bashkuara të gjitha llojet e virtytit.

Lexo po ashtu:  Edhe Rumania vendos: Karantinë 14 ditë për të gjithë ata që kthehen nga Italia

Njeriu, kur të bëhet i përsosur, do të jetë më i mirë se kafshët, por kur largohet nga ligji dhe drejtësia, është më i keqi nga të gjithë.

Ligji është logjikë e çliruar nga pasioni.

Çdo njeri e do drejtësinë për llogari të të tjerëve, por askush nuk kujdeset që vetë ai të jetë i drejtë.

Në shtet, nuk ka gjë më të lartë se ligjet e zbatuara ashtu siç duhet, sepse dhe më i dobëti edhe i pasuri, përsa i takon drejtësisë, kanë të drejta të barabarta, dhe më i dobëti kur ka të drejtë, mposht njeriun shumë më të fuqishëm.

Nuk ka fare nevojë për burrëri po të jemi të gjithë të drejtë.

Kush nuk bën padrejtësi nuk ka nevojë për ligje.

Shtetet lumturohen vetëm atëherë kur ndëshkohen padrejtësinë.

E para dhe më e madhja e të këqijave është që dikush të mos ndëshkohet për padrejtësitë e veta.

E drejta nuk është diçka që ta jep dikush; ajo është diçka që nuk mund të ta marrë askush.

Lexo po ashtu:  Kurti së bashku me Bislimin mbajnë konferencë për medie

Sido që të jenë dëshirat ose pasionet tona, ato nuk mund ta ndryshojnë gjendjen e fakteve dhe provave.

Kur humbasim të drejtën për të qenë të ndryshëm, humbasim privilegjin për të qenë të lirë.

Paqja pa drejtësi është thjesht tirani.

Pa drejtësi guximi është i dobët.

Bashkimi i bën të mundshme gjërat e pamundshme, përçarja i bën të pamudshme të mundshmet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *