Në ditët e sotme është më e thjeshtë të gjeni informacion lidhur me shëndetin tuaj dhe aplikoni mënyra të shëndetshme për t’u mbrojtur.

Pastaj me ndihmën dhe shpikjet e shkencëtarët tanimë është bërë me e lehtë të dallojmë se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjmë për shëndetin tonë.

Sot në këtë artikull do ju tregojmë disa zbulime të fundit për shëndetin dhe besojmë se kanë për t’iu ndihmuar shumë.

Vajzat flenë më shumë se djemtë

Studiuesit thonë se gratë  ndryshe nga burra kërkojnë duan të flenë më shumë. Siç rezulton, nëse gratë nuk kanë fjetur mjaftueshëm, aftësitë e tyre mendore dhe fizike janë në nivele të ulëta krahasuar me ato të meshkujve. Për shkak të mungesës së gjumit, gratë priren të vuajnë më shumë nga depresioni dhe në mëngjes ato janë më të acaruara.

Pavarësisht se në moshë janë të vjetër njerëzit që duken të rinj jetojnë më gjatë

Sipas studimeve të disa shkencëtarëve mbi  387 çifte binjakësh në vitet ‘70,’ 80, dhe ‘90 kanë zbuluar se vetëm shikimi në fytyrën e dikujt është e mjaftueshme për të treguar nëse një person do të jetojë gjatë apo jo. Nëse një person duket më i ri krahasuar me moshën që ka, ata do të jetojnë më gjatë se një person që duket më i vjetër se mosha e tyre aktuale.

Lexo po ashtu:  Pse duhet rrezikuar jeta, për të parë Titanikun?

Ja çfarë ndodh nëse nuk hani mëngjes

Drithërat vazhdojnë të jenë ende ushqimi më i përdorur për mëngjesin dhe ekspertë të ndryshëm vazhdojnë të sugjerojnë se duhet konsumuar patjetër ky vakt. Por  hulumtimet mjekësorë kanë treguar se nëse nuk e konsumoni mëngjesin nuk do të thotë domosdoshmërish që do të keni probleme shëndetësore.

Gjithashtu mungesa e mëngjesit nuk ndikon në humbjen ose shtimin e peshës. Ky mendim në fakt është thjesht një fjalë e përsëritur shpesh por jo e vërtetë.

Meshkujt pëlqejnë të flasin shumë me miqtë e tyre

Robin Dunbar, një psikolog dhe drejtor i grupit hulumtues të Shoqërisë dhe Evolucionit në Universitetin e Oksfordit, thotë se çdo njeri duhet të takohet me 4-5 miq të paktën dy herë në javë. Ata mund të kalojnë kohë së bashku për të ndarë mendime e tyre. Psikologu thotë se meshkujt që kanë miq besnikë janë më pak të shqetësuar dhe kanë një sistem imunitar më të fortë.

Ju mund të humbni peshë nga i ftohti

Lexo po ashtu:  “Ti mund të këpusësh gjithë lulet, por nuk mund ta ndalosh dot ardhjen e pranverës” - Disa thënie me vlerë nga Pablo Neruda

Shkencëtarët nga Instituti Garvan i Kërkimeve Mjekësore në Sidnei mësuan se 10 minuta të dridhura në të ftohtë, djeg më shumë yndyrë se një stërvitje një orë. Sigurisht që nuk është aspak e shëndetshme prandaj vajza dhe djem mos e provoni diçka të tillë nëse mendoni se është mënyra më e mirë për t’u dobësuar. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *