I pari i Qeverisë, Albin Kurti, ka folur sot për takimin e së shtunës në Ohër.

Ai ka thënë se plani i zbatimit të marrëveshjes do duhej të niste që nga dje (e hëne), por që kjo sipas tij nuk është bërë për fajin e Serbisë.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillonte qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë se ka një afat se kur duhet të fillojë marrëveshja së zbatuari. Edhe marrëveshja bazë edhe plani i zbatimit tashmë i kemi të dakorduara. Për neve kjo është marrëveshje por unë pres nga faktori ndërkombëtar që ta dënojnë e gjykojnë sjelljen e Serbisë e cila kur mbahen takimet thotë se nuk nënshkruaj e ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatoj gjë”, tha Kurti, para gazetarëve.

Ai ka shtuar se është i vetmi që në takimet e Brukselit bën propozime dhe oferta.

“Unë bëj propozime dhe oferta që refuzohen dhe në fund merremi vesh ama ata nuk nënshkruajnë. Për të tjerat me ndërmjetësit evropianë do të jemi në kontakt të vazhdueshëm, me partnerët tanë amerikanë gjithashtu jemi në komunikim të vazhdueshëm, dhe do të duhej që atë formulimin për vetëmanaxhimin e komunitetit serb të adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u mbushur dhe për ne bëhet fjalë për një formulim i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas Këshillit të Evropës”, ka shtuar Kurti.

Lexo po ashtu:  Nuk e certifikoi KQZ-ja, Vetëvendosje shtron ankesë në PZAP në çastet e fundit

“Unë besoj se tash nuk do të duhej që topi të jetë në anën e Kosovës, por në anën e Serbisë. Në vend që të pyetet Serbia pse nuk po e nënshkruan, më pyesin mua se kur do ta bësh Asociacionin”, u shpreh Kurti.

Sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje, Kurti tha se është dashur të fillojë që nga e hëna pasi “plani i zbatimit thotë se nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjes”.

Megjithatë, ai shtoi se pret nga faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë sjelljen e Serbisë, e cila siç potencoi, në takime thotë se nuk nënshkruaj e ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatoj gjë.

“Të gjitha partnerët tanë në perëndim duhet të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës kur ne jemi konstruktiv, të përkushtuar e kreativ si asnjëherë më parë. Unë jam i vetmi në takimet e Brukselit që bëj propozime, pala tjetër nuk bën propozime. Unë bëj oferta dhe propozime që refuzohen dhe në fund merremi vesh ama ata nuk nënshkruajnë”, u shpreh tutje Kurti.

Lexo po ashtu:  Alarmon ‘Gates Foundation‘: “Mund të mos ketë doza të mjaftueshme të vaksinave të koronavirusit për të furnizuar shpejt botën”

Në fund, kryeministri tha se kjo duhet të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës, por “duhet ta keni parasysh që ne kot nënshkruajmë se marrëveshje vet me vete s’mund të bëjmë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *