Rreth 20% e martesave në Shqipëri përfundojnë në divorc. Krahasuar me fundin e viteve ‘90 ky fenomen është dyfishuar, ndërsa të dhënat e fundit të INSTAT që i përkasin vitit 2017 flasin për 4500 divorce gjatë këtij viti.

Në të tillë panoramë e gjen Dita Ndërkombëtare e Familjes Shqipërinë. Përfaqësues të Komuniteteve Fetare në një konferencë të përbashkët apeluan për forcim të vlerave të këtij institucioni.

“Zhvillimi i demokracisë dhe kapitalizmit ka ndërtuar kultin e individit dhe shpirtin e pavarësisë dhe kjo ka bërë që marrëdhëniet familjare të dobësohen dhe familja si institucion të vihet në pikëpyetje. Ndaj para nesh gjendet sfida e ruajtjes tradicionale të familjes”

“Lidhja e burrit me gruan është një reflektim i lidhjes së njeriut me perëndinë. Prandaj ne të krishterët kurrë nuk e pranojmë divorcin”

“Familja është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë. Fortësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe fortësia dhe qëndrueshmëria e kombit dhe e mbarë shoqërisë”

Mesazhi i tyre shkon edhe për politikën.

“Lutemi zotit që tu japë mend politikanëve të sotëm se gjykojmë se shumë drama familjare lidhen me vështirësitë ekonomike”

Lexo po ashtu:  "Bariu i vogël dhe Skenderbeu." - Për vogëlushët, për fëmijët tanë. Për të mos harruar ...

Përmes një mesazhi më rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta shprehet se një familje solide ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e shoqërisë. “Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja dhe të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre për politika më konkrete sociale dhe ekonomike” shkruan Kreu i Shtetit. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *