Bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka vdekur në moshën 86-vjecare. Familja e saj ka lëshuar një njoftim ku thonë se të gjithë ata që duan të ngushëllojnë familjen Pagarusha dhe Mulliqi, mund ti takojnë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, më 8 dhe 9 shkurt, ku edhe do të mbahen homazhe dhe mbledhje komemorative.

Poashtu, familja Pagarusha ka njoftuar edhe për ditën e varrimit-
Më poshtë komunikata e plotë të lëshuar nga familja Pagarusha dhe Mulliqi.

 “Njoftim !

Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokolit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej ores 08:00 deri 17:00. 

Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me ç’rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.

Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar

Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe,Malisheve me rrethin e ngusht familjar sipas amanetit të saj të fundit

E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 poashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.

Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne , gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokolit familjar.

ME RESPEKT,

FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi”, njofton familja e të ndjerës.

Lexo po ashtu:  Vendoset me dinjitet Flamuri kombëtar shqiptar para Kuvendit dhe Presidencës - Pse nuk është festë zyrtare në Kosovë 28 Nëntori?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *