Boksieri shqiptar, Florian Marku ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve meçin ndaj çekut, Miroslav Serban, të zhvilluar të premten mbrëma në Londër.
Marku triumfoi pas gjashtë raundeve të zhvilluar në sallën “York Hall” të kryeqytetit britanik.
Kundërshtari i Markut, 28 vjeçari Serban, në karrierën e tij në boks ka realizuar deri tani 15 ndeshje – duke përfshirë edhe meçin ndaj Markut – nga të cilat ka arritur të fitojë 11. Kjo ishte humbja e katërt në karrierën e tij.
Në anën tjetër, Florian Marku, ka realizuar vetëm 4 ndeshje në boks pas sukseseve të mëparshme në kickbox, në të cilat nuk njeh ende asnjë humbje.
Lexo po ashtu: 20 mijë firma kundër Bartomeut: brenda 20 ditësh organizohet votëbesimi tek Barcelona