Lidershipi që Gjermania mban për arsye demografike dhe ekonomike jo vetëm po zgjon tek ne, gjermanët, fantazmat e historisë, por mund të na shtyjë edhe të zgjedhëm një rrugë kombëtarë unilaterale, apo të zhytemi në fantazi pushteti për një “Europë gjermane”, në vend të një “Gjermania europiane”. Ne gjermanët duhet të kemi mësuar nga katastrofa e gjysmës së parë të shekullit XX, që është në interesin tonë të shmangim përfundimisht një dilemë historike: si të jemi një shtet gjysmë-hegjemon, duke shmangur rrëshkitjen në konflikte. Një politikë solidariteti është në interes të Gjermanisë; për më tepër, ajo burim nga një detyrim i vërtetë moral.

Jürgen Habermas

Jemi të mbërthyer në një dilemë: si të pajtojmë politikat ekonomike të domosdoshme për të shpëtuar Euron, me hapat që duhet të ndërmerren për një integrim politik më të fortë. Këta hapan shihen me sy të keq dhe shkaktojnë një rezistencë popullore spontane. Në strategjinë e Komisionit Europian, konsiderohet një tundim për të ngritur një urë në mënyrë teknokratike, larg prej njerëzve, mbi këtë hendek mes nevojave të ekonomisë dhe qëllimeve të arritshëm në brendësi të kufizimeve politike ekzistuese. Nën shtytjen e kësaj dinamike teknokratike, Bashkimi Europian po lëviz drejt idealit të diskutueshëm të një “demokracie të pajtueshme me tregjet”, gjithnjë e më e ekspozuar ndaj imperativave të tyre dhe e largët prej një shoqërie civile gjithnjë e më të “ndezëshme”.

Lexo po ashtu:  Mërgimtari nga Vjena, shkenctari Faton Pirraj, ka ca fjalë

Cila është alternativa? Eshtë mbi të gjitha e domosdoshme që të vendoset të thellohet më tej Unioni ekonomik dhe monetar, deri sa të shndërrohet në union politik. Kjo do të sillte për herë të parë një nëndarje të Unionit në një bërthamë qendrore të shteteve dhe një periferi. Formimi i një bërthame qendrore do të ishte shumë më tepër se sa një tjetër hap drejt transferimit të sovranitetit, në këtë apo atë fushë të caktuar. Me krijimin e një qeverisje ekonomike të përbashkët, do të kapërcehej vija e kuqe e konceptit tradicional të sovranitetit. Ideja që shtetet-kombe janë “sovranë ndaj Traktateve” do të braktisej. Nga ana tjetër, kalimi drejt demokracisë mbikombëtare nuk duhet të konsiderohet një tranzicion drejt “Shteteve të Bashkuara të Europës”. Kundërvënia mes “Konfederatës” dhe “Shtetit federal” është një alternativë e rremë. Shtetet-kombe mund të ruajnë fare mirë integritetin e tyre në brendësi të një demokracie mbikombëtare, duke ruajtur si rolin e administratorëve ekzekutivë të vendimeve europiane, ashtu edhe të ruajtësve të fundit të lirive qytetare.

Lexo po ashtu:  Më 14 maj 1450 filloi rrethimi i parë i Krujës nga 100.000 ushtarë osman

Në këtë kuadër, fati i Europës është në dorë të Gjermanisë: nëse mes shteteve anëtarë ka një qeveri të aftë për të marrë nismën për reformimin e Marrëveshjeve, kjo është qeveria gjermane. Natyrisht, qeveritë e tjera mund të kërkojnë ndihma në emër të solidaritetit, vetëm nëse do të ishin të gatshme për të pranuar transferimin e më shumë sovraniteti në nivel europian.

Cështja themelore, pra, është nëse Gjermania është jo vetëm në pozicionin për të marrë iniciativën, por edhe nëse ka interesin ta bëjë. Lidershipi që Gjermania mban për arsye demografike dhe ekonomike jo vetëm po zgjon tek ne, gjermanët, fantazmat e historisë, por mund të na shtyjë edhe të zgjedhëm një rrugë kombëtarë unilaterale, apo të zhytemi në fantazi pushteti për një “Europë gjermane”, në vend të një “Gjermania europiane”. Ne gjermanët duhet të kemi mësuar nga katastrofa e gjysmës së parë të shekullit XX, që është në interesin tonë të shmangim përfundimisht një dilemë historike: si të jemi një shtet gjysmë-hegjemon, duke shmangur rrëshkitjen në konflikte. Një politikë solidariteti është në interes të Gjermanisë; për më tepër, ajo burim nga një detyrim i vërtetë moral.

Lexo po ashtu:  Kush do ta trashëgoj plakun 80 vjeçar Biden?

I lindur në vitin 1929, filozofi dhe sociologu Jürgen Habermas është pasues i Shkollës së Frankfurtit. Mes librave të tij më të fundit është edhe “Kjo Europë është në krizë”

La Lettura 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *