Dashi Bëni kujdes ndaj të papriturave! Hëna ju vihet kundër dhe parashikohen momente krizash dhe tensioni, sidomos në dashuri, për gjithë ata që ju duhet të bëjnë një zgjidhje. Parashikohet një e diel aspak e frytshme sa i takon ndjenjave. Mundohuni që ti menaxhoni sa më mirë situatat, në mënyrë që të mos përfundoni në debate.

Demi Dashuria e parë që duhet të ndjeni, është ajo ndaj vetes dhe vetëm kështu mund ti doni të tjerët dhe të jepni më shumë. Ndikimi i favorshëm i Venusit, parashikon lindjen e ndjenjave të reja pozitive. Kushtojuni më shumë kohë emocioneve dhe raporteve me të tjerët.

Binjakët Bëni kujdes me shpenzimet! Parashikohet një humbje e ndjeshme! Ndikimi i kundërt i Neptunit, parashikon krizë, ndaj tregohuni më të matur lidhur me situatën financiare. Kjo krizë pritet të reflektohet edhe në raportin në çift.

Gaforrja Mjafton që të përqendroheni në gjetjen e shkakut që ju ka prishur humorin! Ka ardhur momenti që të lini pas krahëve krizën dhe të reagoni për të ecur përpara. Në vendin e punës do të ndiheni të nënvlerësuar, ndaj bëni kujdes për të rifituar terren.

Lexo po ashtu:  Kush ishte gruaja e Naim Frashërit apo vajza që frymëzonte Haki Stërmillin

Luani Përfitoni nga horoskopi i mirë i kësaj të mërkurë dhe veproni. Kushtojini më shumë kohë vetes tuaj dhe partnerit/es, duke i dhënë jetë fushës së ndjenjave. Parashikohet që të ndodhë diçka pozitive.

Virgjëresha Lëreni zemrën të lirë gjatë kësaj dite, pasi vetëm kështu do mund që të jetoni diçka vërtetë speciale. Nëse keni qenë shumë të zënë me punën kohëve të fundit dhe e keni lënë pas dore jetën private, gjërat do të bëhen më mirë. Do të keni raporte të shkëlqyera me të lindurit e shenjës së gaforres dhe akrepit.

Peshorja Gjatë kësaj të mërkurë jo çdo gjë do të shkojë ashtu siç ju dëshironi. Këshillohet që të mos jeni shumë të nxituar me marrjen e vendimeve, por duhet të reflektoni mirë. Situata sentimentale pritet të ketë një përmirësim të lehtë.

Akrepi Yjet do të kenë ndikim të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke i furnizuar me energji dhe ndjesi pozitive. Megjithatë parashikohet që të ketë një situatë sqaruese dhe ballafaqimi. Historitë e dashurisë, do të nisin rikuperim të ndjeshëm.

Lexo po ashtu:  Kërcënon Lukashenko: Zelensky duhet të zgjedhë mes marrëveshjes me Putin dhe kapitullimit

Shigjetari Do të jetë një e mërkurë e cila parashikon rikuperim total për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen të reja të rëndësishme, sa i takon dashurisë, lidhjeve të reja, apo pajtimeve.

Bricjapi Përqendrojini të gjitha fuqitë tuaja, për të kaluar momentet e tensionit që po jetoni. Me ndikimin e favorshëm të Saturnit dhe Mërkurit, do ia dilni. Për ata që janë vetëm, parashikohen zhvillime të rëndësishme.

Ujori Yjet ju favorizojnë mjaft në dashuri. Më në fund do arrini të shijoni momente të kënaqshme. Parashikohen rikuperime në vendin e punës dhe disa nisma të reja, të cilat nuk duhen lënë në mes.

Peshqit Do të jeni të mbushur nga një dëshirë për të shfaqur hapur ndjenjat tuaja. Do të ndjeni nevojën për rikuperim, sidomos nëse keni kaluar një tradhti. Në çdo rast, situata sentimentale, parashikohet e përmirësuar. Kushtojani të gjithë energjinë tuaj rikuperimit të brendshëm dhe çdo gjë do shkojë mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *