Autizmi te fëmijët – si ta identifikojmë, cilat janë simptomat, kur të shkohet te mjeku…

Çrregullimi i spektrit të autizmit është çrregullim zhvillimor, i cili ndikon në mënyrën e komunikimit të njeriut, marrëdhëniet me njerëzit e tjerë dhe me ambientin.

Fëmijët janë të sulmuar në mënyra të ndryshme dhe në masa të ndryshme, andaj përdoret emri “spektër autizmi”.

Spektri i autizmit përfshin triadën e çrregullimeve: çrregullimininteraksional social, komunikimet dhe sjelljet. Mund të shfaqen në të gjitha nivelet e aftësive intelektuale.

Në njërën anë fëmijët janë me vështirësi intelektuale, ndërsa në anën tjetër të spektrit të autikëve me funksion të lartë p.sh. disa njerëz me Sindromën e Aspergerit, në pikëpamje akademike shumë të suksesshëm.

Fëmijët me spektrin autik mund të identifikohen në moshë të re, sepse bebet pas lindjes janë të gatshme për shoqërizim dhe zhvillim të shkathtësive zhvillimore.▪ Te fëmijët me spektrin autik ekzistojnë vështirësi të dukshme në lidhjen me njerëzit e tjerë.
▪ Kanë pak kontakte apo fare me sy.
▪ Qeshin pa kurrfarë arsye.
▪ Pavarësohen, sillen në mënyrë të distancuar.
▪ Rrotullojnë objektet.
▪ Janë të lidhur në mënyrë të pazakonshme me objektet.
▪ Sillen dukshëm në mënyrë hiperaktive apo ekstremisht pasive.
▪ U bëjnë rezistencë ndryshimeve, synojnë rutinat.
▪ Nuk tregojnë frikë nga rreziku.
▪ Përsërisin fjalët apo frazat në vend të bisedës së zakonshme.
▪ Nuk reagojnë ndaj thirrjeve verbale.
▪ Kanë vështirësi të shprehen, përdorin gjestet apo tregojnë me duar në vend të fjalëve.

Lexo po ashtu:  “Nënës sime” – Herman Hesse

Më së shpeshti diagnoza caktohet në moshën pas 3 vjetësh. Me rritjen e vetëdijesimit të spektrit autik diagnoza caktohet edhe dukshëm më herët. Derisa në disa raste diagnoza caktohet shumë shpejt, në disa edhe me vite presin diagnozën.

Te disa prindër caktimi i diagnozës mund të jetë mjaft frustrues, derisa te disa lehtësim, sepse tashmë një periudhë të gjatë kanë dyshim në spektrin autik. Patjetër duhet të jemi të vetëdijshëm që fëmija është njësoj edhe para edhe pas diagnozës.

Sapo të ndihet brengosja për zhvillimin e fëmijës, është e nevojshme të kërkohet ndihma profesionale.

Prindërit (pothuajse) janë gjithmonë të përfshirë në procedurën e zgjedhjes, duke pasur parasysh që kanë pasqyrën më të gjerë të sjelljeve të fëmijës në situata të ndryshme dhe janë partnerë kyç në procesin e identifikimit të hershëm të çrregullimit nga spektri i autizmit.

Pediatri është njëri ndër ekspertët e parë me të cilin takohet prindi i çdo fëmije dhe i cili ka mundësi të ndjekë zhvillimin e fëmijës nga mosha më e re.

Lexo po ashtu:  Nëna dhe babai nuk mund të krahasohen dot me njëri-tjetrin. Disa cilësi të veçanta të të dyve…

Në mënyrë që të rritet mundësia e hershme e identifikimit të çrregullimit, është e nevojshme që sapo prindi të ndiej brengosje për zhvillimin e fëmijës, të kërkojë ndihmë profesionale.

Brengosja prindërore më së shpeshti është e bazuar. Faktorët e rrezikut vazhdimisht propozohen dhe hulumtohen, mirëpo rrallë me siguri mund të përcaktohen dhe të hidhen poshtë.

Shkaku i dëshmimit të vështirë të faktorëve të rrezikut qëndron ndërmjet prindërve të cilët njëri-tjetrit i japin mbështetje të madhe dhe përpiqen të zbatojnë procedura të ndërlikuara diagnostike te specialistët e ndryshëm.

Patjetër duhet të jemi të vetëdijshëm, fëmijët me spektrin autik nuk janë të kursyer nga sëmundjet e tjera mendore dhe gjendjeve fizike. Siç janë dispraksioni, disleksioni, depresioni, vështirësia, epilepsia, çrregullimet opsesive-kompulsive, çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktiviteti, Sindroma eTourettit…

Është me rëndësi që me kohë t’i identifikojmë shenjat e spektrit autik dhe të fillojmë habilitimin përkatës. Të bëhen edukime shtesë në entet e moshës parashkollore, në entet shkollore dhe të bëhet habilitimi polivalent në një vend.

T’u ndihmohet fëmijëve që në mënyrë sa më cilësore të kalojnë procesin përkatës arsimor, sepse fëmija me spektrin autik nuk duhet nënvlerësuar, në mënyrë që të mos turpërohet për shkak të qëndrimit të tij të pahijshëm dhe të dijes së tij.

Lexo po ashtu:  Si t'u flisni fëmijëve për Koronavirus-in pa i frikësuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *