Dhëmbët e foshnjave fillojnë të rriten midis katër dhe shtatë muajve pas lindjes së tyre. Si një nënë ju sigurisht emocionoheni kur shikoni që fëmijës do t’i dalin dhëmbët por kjo periudhë mund të jetë edhe jashtëzakonisht e dhimbshme. Dalja e dhëmbëve mund të shkaktojë dhimbje në mishrat e një fëmije dhe të mos e lejojë atë të flejë. Më poshtë ju tregojmë disa mënyra se si ta vendosni fëmijën tuaj në gjumë në këtë periudhë:

1.Jepini fëmijës diçka të ftohtë për të përtypur: I ftohti qetëson nervat e dhëmbëve dhe redukton dhimbjen. Kjo është arsyeja pse, në ditët e sotme, kompanitë e lodrave po krijojnë goma të ngrira ose me xhel të ftohtë. Gjithashtu ka nga këto lodra të ftohta që fëmijët i mbajnë në gojë për të qetësuar dhimbjen. Nëse nuk keni ndonjë lodër të ftohtë të tillë, mund të merrni një leckë të pastër brenda së cilës të keni vendosur akull. Mos i vendosni lodrat për dhëmbët e fëmijëve në frigorifer pasi ato mund të bëhen më të forta dhe të dëmtojnë dhëmbët e të voglit tuaj. Gjithmonë jini të vëmendshëm për të mbikëqyrur fëmijën tuaj kur ai është duke përtypur diçka. Lodrat e dhëmbëve për fëmijët janë të dizajnuara për të prekur dhëmbët dhe jo të gëlltiten, prandaj mbani një sy tek fëmija juaj.

Lexo po ashtu:  Të disiplinosh një fëmijë në mënyrën e duhur, kjo është pjesa më e vështirë e prindërimit.

2.Masazhoni dhëmbët: Ndërsa përpiqeni ta vendosni në gjumë fëmijën masazhoni dhëmbët e bebit me gisht. Kjo do të lehtësojë dhimbjen dhe ndihmon që fëmija të flejë. Nëse zgjoheni në mes të natës, mund të masazhoni përsëri për ta ndihmuar atë të flejë. Ndërsa masazhoni mishrat, do të jeni në gjendje të ndjeni se ku po dalin dhëmbët. Përqëndrohuni në masazhimin e këtyre zonave në veçanti. Sigurohuni që gishtat tuaj janë të pastër para se të masazhoni.

3.Jepini fëmijës çaj kamomili: Çaji i kamomilit ndihmon në reduktimin e inflamacionit, zbutjen e dhimbjes së stomakut, rritjen e imunitetit, nxitjen e relaksimit dhe nxitjen e gjumit. Dhënia e çajit të kamomilit tek një foshnjë që është me gji i jep atij lehtësim nga dhimbja e dhëmbëve dhe madje mund të sjellë gjumin. Megjithatë, duhet theksuar se çaji i kamomilit nuk duhet t’i jepet foshnjave që janë më pak se gjashtë muaj./Burimi ”PËR NËNAT
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *