Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë këtë koleksion nga mençuritë e një kontinenti tjetër. Na thoni cilën pëlqyet më së shumti nga këto thënie të përzgjedhura të popullit korean:

Po të humbësh mikun e dashur, do ta kujtosh shtatë vjet, po ta braktisësh atdheun, do ta kujtosh deri në vdekje.

Dhjetë që gërthasin, përfitojnë më tepër se dhjetë që heshtin.

Borxhi i gojës paguhet me stomak.

Shpirti i njeriut si pylli shumë i dendur, nuk kalohet tejpërtej.

Po u gremis shtylla e shtëpisë, gremiset shtëpia e tërë.

Atë që nuk ta mëson dot nëna, ta mëson bota.

Atje ku është dashuria e sinqertë, atje është lumturia e vërtetë.

Kur të dalë fjala, kalëron erën.

Mos e beso lëvdatën e armikut.

Duke kaluar gomari dorë më dorë më në fund humbet.

Zogu që shumë këndon, nuk di të bëjë çerdhe.

E ardhmja është një fëmijë në prehërin e nënës.

Në botë ka shumë të këqij, por s’ka armik më të keq se miku i keq.

Aty ku nuk ka tigra, macja e egër e mban veten më të rëndësishme,

Lexo po ashtu:  Hoxha i përjashtuar, Drilon Gashi: Na kanë mashtruar ata që na kanë thënë se namazi është shtylla kryesore e fesë

Edhe këngët më të bukura të bezdisin kur dëgjohen shumë herë.

Dera e shtëpisë e cila ka më shumë bija gjithmonë është e hapur.

Fati është si zogu në kafaz, kur njëherë e lëshon, më s’do ta zësh.

Gjuha nuk ka këmbë, mirëpo ecë, ecë me mijëra milje.

Kur rrëzohet lisi, bie hija.

Lumi i thellë rrjedh pa zhurmë.

Lumi njihet duke notuar, e njeriu në bisedë.

Lumi njihet kur e kalon, ndërsa njeriu kur jeton në të.

Mendjemadhi mendon se qielli është kapelë e tij.

Nga gota vuan – një ditë, nga këpucët e ngushta – një vit, kurse nga gruaja e keqe – tërë jetën.

Mos harroni se dashuria është e zonja, që për një natë, ta ndërton murin kinez.

Nëse ke humbur ndonjë gjë, mendo sikur ia ke dhënë ndonjë të varfri.

Nëse një koprrac i jep ndokujt të holla, i humb gjaku!

Nëse peshkun e lëshon në enë me ujë, mos mendo se ia ke dhuruar lirinë.

Nëse verës shëtit një ditë, dimrit do të jesh i urirtur dhjetë (ditë).

Lexo po ashtu:  “Ecja pranë makinës se Kim Jong Un nga truprojat bazohet në filmin amerikan”

Në shtëpinë e lumtur edhe domatet rriten sa kungujt.

Në shtëpinë e përtacit shumohen vetëm ëndrrat.

Nuk vdes njeriu nga të ecurit, por nga të ndenjurit.

Njeriu fatkeq, edhe kur bie në pupla, e thyen kokën.

Njeriu i cili ka me vetveten ka shumë për të folur, s’ka dëshirë të flasë me njerëz të tjerë.

Njeriu i mendjes ka nevojë për siguri dhe për dinjitet.

Një “po”e sinqertë, apo një “jo”me vendosmëri, vlejnë më shumë se 100 “nëse” ose 100 “por”.

Orizin e derdhur mund ta mbledhësh, por fjalët e thëna nuk mund t’i kthesh prapa.

Për fëmijët tanë gjithmonë kujtojmë se janë më të mirë se të tjerëve ; për gruan mendojmë se është më e keqe se e huaja.

Për tre vjet edhe qeni i shkollës mëson të lehë në vargje.

Pikëllimin e të vesë e kupton vetëm vejusha.

Shko atje ku japin sojë të ëmbël, jo atje ku japin fjalë të ëmbël.

Tradhtari, shpeshherë, vdes para viktimës së vet.

Trimit i ndihmojnë yjet.

Lexo po ashtu:  Del VIDEO/ Safet Gjici për Veton Surroin: Ça nder i qarkut është ky, t’ja heqim që sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *