Nëna ime ishte e bukur dhe e mençur, sikur të gjitha nënat, pra edhe e doja edhe e urreja. Nisja ta urreja dikur rreth moshës 10 vjeçare, ndoshta sepse më tmerronte ideja ta humbja, dhe vetë mendimi më fuste në një gjendje trishtimi. Kësisoj, u desh ta zvogëloja këtë grua në sytë e mi.

Ndonjëherë më dukej se ajo ishte e bukur dhe e mençur, në mënyrë që unë të isha një budallaqe e shëmtuar. Nuk mund të mendoja asgjë prej mendimeve të mia: i kisha veç mendimet e saja. Ndjehesha e shtypur, e torturuar nga mania e saj për rend, nga shija e saj e dalë kohe që e ngulfaste timen, nga idea e saj për të drejtën dhe padrejtësinë. Për një kohë të gjatë, e ndjeja se nëse do ndaloja së dashuri nënën time ishte e vetmja mënyrë të doja veten, ose ta kisha një vete që ta doja.

Një lidhje e fuqishme që nuk mund të prehet na mban të bashkuar për trupat e nënave tona; nuk ka mënyrë për tu larguar, ose së paku unë nuk e di atë mënyrë. Është e pamundur të kthehesh brenda trupit të saj, është e pamundur të kalosh afër saj pa e parë hijen e saj.

Lexo po ashtu:  Historia tragjike e njeriut më intelegjent në botë

Dhe kështu nisa të ndërtoja trupa tjerë mes meje dhe nënës sime – trupa me të cilët do të mund të ofendohesha, të bëja dashuri, të grindesha – duke ndërtuar kështu një botë të huaj për të. Doja që ajo të ndihej keq kur ti shihte këto ndjenja: kjo ndodhi dhe ajo veç u largua në heshtje.

Përgjatë viteve, ajo u dorëzua. Ajo u bë më e vogël, e humbi bukurinë e saj, mençurinë që e karakterizonte, nuk e kishte më ndjenjën superiore ndaj gjithçkaje, fjalët e saj nuk e kishin më fuqinë.

Për një kohë, u ndjeva e lirë. E më pas njerëzit nisën me këto –“Ti po qesh si nëna jote, ti je kokëfortë si nëna jote, ti i ke duar si të nënës tënde’. Një mëngjes e shikova veten në pasqyre dhe e njoha atë: nëna ime ishte aty, në trupin tim. Dhe për befasi, nuk më pengonte: ngadalë e zbulova atë në gjestet e mia, në mënyrën si i kontrolloj ndjenjat, në zërin tim.

Nëse ishte e pamundur të kthehesha në trupin e saj, dukej sikur ajo nuk e kishte lënë kurrë trupin tim, edhe kur unë luftoja ta nxirrja jashtë meje – edhe kur mendoja se isha e lirë prej saj.

Lexo po ashtu:  Pasardhësi i Skënderbeut: Ju tregoj jetën e familjes sime në Itali

Që atëherë, e kuptova se ta gjeta vetveten nënkuptonte ta gjeja atë, dhe duke e pranuar e dashuruar atë sikur kur isha fëmijë, më lehtëson shpirtin. Ndonjëherë pajtimi është e vetmja mënyrë e mirë për të harruar ato që kemi përjtuar. Dhe ndoshta është e vërtetë, por jo në marrëdhëniet tona me nënat. Unë u pajtova me nënën time kur këto përjetime i ndjeva si të miat, të nevojshme për zhvillimin tim dhe jetën time. Aq të nevojshme saqë sot ato duken si një trillim imi, një teprim me ngjyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *