Figura e opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili është helmuar disa ditë më parë në Rusi, ka dalë nga koma dhe gjendja e tij është përmirësuar, njoftoi një spital i Berlinit që po merret me trajtimin e tij.

Mjekët gjermanë thanë Navalny është duke reaguar ndaj stimulimeve verbale. Ai u dërgua në Gjermani pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore përderisa po udhëtonte me aeroplan në Siberi në muajin korrik.

Sipas mjekëve gjermanë, Navalny është helmuar me Novichok, substancë që sulmon nervat. Spitali Charite në Berlin njoftoi të hënën se opozitari rus nuk është duke u varur më nga ventilimi mekanik, shkruan BBC.

Megjithatë, spitali tha se ende është shumë herët për t’u vlerësuar ndikimi afatgjatë i helmimit në shëndetin e këtij personi.

Lexo po ashtu:  BE nuk do pranojë një satelit të Turqisë në Adriatik. SHBA po kërkon zëvendësuesin e Ramës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *