KAS-DigiBib weltweit 24/7. Frankfurter Allgemeine Woche (26.06.2020)

Hera e fundit kur Gjermania e gjeti veten në krye të BE ishte në fillim të vitit 2007 dhe Angela Merkel gjendej tashmë në pushtet. Në atë kohë, sfida ishte ruajtja e kohezionit brenda komunitetit evropian, pas dështimit të referendumeve evropiane në Francë dhe Hollandë. Në fund të vitit 2007, u nënshkrua Traktati i Lisbonës.

Që atëherë, Evropa ka përjetuar trazira të tjera, ku Gjermania ka luajtur një rol të madh, siç është kriza e euros ose menaxhimi kontrovers i fluksit të refugjatëve sirianë në 2015. Por që nga kriza Covid -19, sfida është “e paparë”, ashtu sikurse theksoi kancerlarja, të hënën në mbrëmje, gjatë takimit me presidentin francez me Emmanuel Macron në Berlin.

Lista e projekteve urgjente për këtë presidencë gjashtëmujore është e gjatë: Bisedimet për planin e rimëkëmbjes dhe për buxhetin shumëvjeçar, marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar pas Brexitit, marrëdhëniet me Kinën, klimën, politikën e migracionit, etj.

Detyra me të cilën përballet Gjermania është, siç shkruan tabloidi i Mynihut Die Abendzeitung, “titaneske” duke menduar se e gjitha do të zhvillohet në sfondin e kushteve shumë të veçanta të punës, për shkak të epidemisë Covid-19.

Sipas ambasadorit gjerman në BE Michael Clauss, Këshilli do të jetë në gjendje të punojë në një maksimum prej 30% të kapacitetit të tij normal. Por, siç shkruan e përditshmja e majtë Die Tages zeitung, e cila rrallë tregohet e butë me kancelaren, “Znj Fleksibël” është në krye dhe ky është një lajm mjaft i mirë. “Gjermania hezitoi shumë përpara se të merrte udhëheqjen e fortë në BE, por kuptoi që ishte e nevojshme. Dhe Angela Merkel luan një rol të rëndësishëm në këtë kontekst. Ndër drejtuesit e Njëzet e Shtatë vendeve, ajo është më me përvojë dhe më e vjetër “, komenton për gazetën Libaration të përkthyer nga Lapsi.al, Thu Nguyen nga Instituti Jacques-Delors.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti vizitë zyrtare në Shqipëri si kryeministër. Zbulohet axhenda dhe detaje

Start nga fillimi

Kështu që kjo presidencë është e destinuar të jetë, ashtu si e formuloi Ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, një “Corona-Präsidentchaft” (“Presidenca-koronavirus”). Zyrtarët e lartë përgjegjës për përgatitjen e presidencës gjermane, u detyruan të hidhnin poshtë me ngut dy vjet punë përgatitore, pasi që ajo që ishte me përparësi në Mars 2020 nuk është më domosdoshmërisht e tillë në këtë korrik. Në një takim të veçantë në fund të prillit, raporton zyra e Reuters në Berlin, porosia e kancelares për vartësit e saj ishte sa e qartë aq edhe ambicioze: ishte urgjente të “të rishikohej gjithçka dhe të vendoseshin objektiva të reja”.

Ndryshimi i kursit gjerman në politikën e tkurrjes sëborxheve ishte po aq brutal. Kjo prapaktheu 180 gradë, ishte një surprizë për evropianët ndërsa paraqitja e planit të stimulimit franko-gjerman në 16 maj, me largimin e Gjermanisë nga kampi “kursimtarëve”, një nga kthesat e mëdha të kësaj pranvere.

Kjo përmbysje politikash ndryshon shumë gjëra në ekuilibrat mes shteteve në Evropë, siç shkruan në një dokument të Komitetit të Studimit për Marrëdhëniet Franko-Gjermane (Cerfa) Claire Demesmay, kreu i programit të marrëdhënieve franko-gjermane të Institutit Gjerman për politika e jashtme: “Nga mënyra se si perceptohet politika gjermane ka pësuar një përmbysje të plotë; ndërsa shtetet jugore ndjehen sikur po dëgjohen më në fund nga Berlini, vendet “kurrnace” janë të shqetësuara për humbjen e një aleati me peshë”. Për Thu Nguyen, kjo do të ketë domosdoshmërisht një efekt në negociatat me kursimtarët që gjatë këtij korriku: “Fakti që Gjermania ka ndryshuar papritur pozicionin për borxhet e përbashkëta, me siguri do të influencojë edhe qëndrimin e vendeve anëtare të cilët kundërshtojnë këtë plan. Do të jetë më e vështirë për ta të ruajnë kundërshtimin e tyre në këtë kontekst”.

Lexo po ashtu:  Në seancën e parë parlamentare për vitin 2022, Erdogan mban fjalim në Kuvend

E mira e Europës, e mira e Gjermanisë

Sidoqoftë, sa do i diskutueshëm qoftë, ky vendim u mor nga pozita të pastra pragmatizmi, si rezultat i situatës së re. Siç shpjegoi Angela Merkel pa mëdyshje në një intervistë për disa gazeta evropiane më 26 qershor: “Ne po veprojmë gjithashtu në interesin tonë. Eshtë në interesin e Gjermanisë që të kemi një treg të fortë të përbashkët, që Bashkimi Evropian të bëhet gjithnjë e më i bashkuar dhe të mos shembet. Ajo që është e mirë për Evropën ishte dhe mbetet e mirë edhe për ne”.

Në të vërtetë, në vitin 2018, Evropa ishte tregu më i rëndësishëm për Gjermaninë përsa i përket eksportit të mallrave (68.5%). Pikërisht për këtë arsye vendimi gjerman është mirëpritur nga klasa politike, pavarësisht nëse ata janë konservatorë ultra-liberalë si Friedrich Merz, apo liberalë. Të gjithë insistojnë që marrja e borxheve nga BE edhe për vendet më pak të pasura ekonomitë e të cilave u prekën nga pandemia, nuk ka për qëllim të jetë një politikë e përhershme, dhe se kjo kthesë gjermane është thjesht konjukturale.

Edhe në politikën e brendshme, zgjedhja e kancelares është pranuar për efektivitetin e tij, dhe konsensusi është i përgjithshëm – nëse përjashtojmë qëndrimin e ekstremistëve të djathtë të  AfD, të cilët gjithashtu janë dobësuar nga kriza.

Lexo po ashtu:  MASHTI fillon punën rreth organizimit të procesit të mësimit online

Ndërsa në shkurt, pas dorëheqjes së paralajmëruar të Annegret Kramp-Karrenbauer nga kryesimi i CDU, pati spekulime për një largim të parakohshëm të kancelares, por kriza e Covid-19 përmbysi gjithçka. Përballimi i pandemisë, mënyra shkencore, e kujdesshme dhe pa protagonizëm me të cilën Merkel e menaxhoi atë, i rritën pikët e saj në sondazhe.

Dhe ja ku jemi, një vit nga largimi i paralajmëruar i Angela Merkel, pas zgjedhjeve federale në shtator 2021.

Tani shtrohet pyetja e trashëgimisë së saj politike.  A po përpiqet ajo të ndjekë gjurmët e mentorit të saj Helmut Kohl në nivelin evropian? Në shënimin e saj në Cerfa, Claire Demesmay  dallonnuancat: “Presidenca gjermane do të analizohet me vëmendje edhe më të madhe pas përfundimit të mandatit të katërt dhe të fundit të Angela Merkelit pas pesëmbëdhjetë viteve në Kancelarinë Federale. Ajo asnjëherë nuk ka qenë një “forcë revolucionare brenda BE” dhe besoj nuk ka shumë të ngjarë që ajo të bëhet tani papritur. Duke pasur parasysh personalitetin e saj, ne mund të presim që ajo të mbetet e vërtetë me veten, të ushtrojë një ndërmjetësim të kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës, ​​të orientuar drejt kërkimit të kompromisit. Sidoqoftë, edhe nëse ajo nuk e sheh presidencën si një mundësi të fundit për të hyrë në librat e historisë evropiane, kursi politik që qeveria e saj do të vendosë në gjysmën e dytë të vitit, padyshim që do të ketë një ndikim në të ardhmen e Bashkimit Evropian”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *