Këshilltari politik i ish-kryeministrit Albin Kurti, filozofi Elvis Hoxha, ka zbuluar për opinionin se cili është roli i kryediplomatit shqiptar, Gent Cakaj dhe i motrës së tij në komplotin kundër Qeverisë Kurti, e cila punon si gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Statusi i plotë i Elvis Hoxhaj:

“Gent Cakaj na sqaroi se nuk është në plan shkëmbimi i territoreve. Pra, ai na tha se nuk ka më asnjë arsye të jetë ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Gjeniun e vogël e vunë aty pikërisht pse Ditmir Bushati nuk ishte dakort me planin e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut. Mos harroni që motra e Gentit ndihmoi nga Kushtetuesja të njëjtin projekt: rënien e qeverisë Kurti për të sjellë në jetë qeverinë Koti. Kjo e fundit kishte një projekt paketë: heqje reciprociteti, Zajednicë, heqje dorë prej anëtarësimeve të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Pra, Gent Cakaj është i tepërt. Ashtu si dhe Kushtetuesja apo dhe vetë presidenti i Kosovës.
E keqja është se ka shumë insitucione që i peshojnë rëndë trupi të këtij kombi”.

Lexo po ashtu:  - Pacifist është ai që ushqen një krokodil, me shpresën se krokodili do ta hajë të fundit. Fjalë të urta nga ikona Churchill

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *