Uefa ka vendosur zyrtarisht një final eight që do të zhvillohet në Lisbonë, për kompeticionin më të rëndësishëm Europian, me finalen që do të zhvillohet të dielën e 23 gushtit. Kështu, fituesi i Champions League 2019-2020 do të përcaktohet nga një format i paprecedentë për të zgjedhur skuadrën më të mirë të Europës. Cerekfinalet, gjysëmfinalet e finalet do të luhen me ndeshje teke. Sfidat e kthimit për 1/8 e finaleve, që ende duhet të luhen, mund të zhvillohen në 8 gusht në selinë e parashikuar. Vendimi final do të merret brenda 15 korrikut.

Ky është vendimi i ratifikuar i Komitetit ekzekutiv i Uefa, që të njëjtin format ka vendosur edhe për Europa League, që do të zhvillohet në Gjermani nga 15 gushti. Për kompeticionin e Europa League, Final Eight do të luhet në katër qytete gjermane: Duisburg, Gelsenkirchen, Düsseldorf e Këln. Inter-Getafe e Roma-Siviglia, të vetmet sfida që nuk është luajtur as ndeshja e vajtjes, do të zhvillojnë sfida teke, ndërsa për Superkupën Europiane vendi që do të mirëpresë ndeshjen është Budapesti në 24 shtator.

Lexo po ashtu:  BILD: Benfica ofron 18 milionë euro për Milot Rashicën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *