Louis Vuitton është një nga logot luksoze më të njohura të botës së modës. Dizajni i famshëm i kësaj marke duket kudo në botë. 

Louis Vuitton ka nxjerrë në shitje çanta që kanë flamuj të vendeve të ndryshme, mes tyre edhe me flamur të kombit shqiptar.

Disa ditë më parë, marka e njohur botërore “Louis Vuitton” ka prodhuar një çantë me motive të flamurit shqiptar, ku dallon qartë shqiponja dykrenare në fushën e kuqe,  e cila ka filluar tashmë të shitet me të madhe në internet.

Çantat janë dizenjuar nga stilisti Jay Ahr dhe janë prodhuar në Francë. Çanta ka dizajnin tipik Louis Vuitton, sipër një harte botërore dhe flamurin shqiptar.

Kjo çantë mund ta bëjë tuajën për 9900 dollarë.

Lexo po ashtu:  Serbia kërcënon; përtej retorikës: a ka ardhur koha të blejmë Tomahawk amerikanë e dronët Bajraktar të Turqisë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *