Përballë humbjeve kur çmimi i kripto-asteve ndryshonte, Cotten i mbulonte ato me depozitat e klientëve të tjerë sipas një raporti hetues publikuar nga autoritetet.

Vitin e kaluar kolapsimi i platformës Kanadeze të kriptomonedhave Quadri CX erdhi si rezultat si një skeme ponzi operuar nga themeluesi Gerald Cotten i cili vdiq papritmas në Dhjetor të 2018-ës sipas autoriteteve vendase.

Cotten vdiq në moshën 30 vjeçare si rezultat i sëmundjes Kron ndërsa punonte si vullnetar në Indi sipas faqes në Facebook të Quadriga CX që bëri të ditur vdekjen e tij.

Përballë humbjeve kur çmimi i kripto-asteve ndryshonte, Cotten i mbulonte ato me depozitat e klientëve të tjerë sipas një raporti hetues publikuar nga autoritetet.

Afro 76 mijë investitorë në Kanada dhe mbarë botën humbën kolektivisht 124.2 milionë euro nga kolapsimi i Quadriga CX në 2019.

Afro 84.5 milionë dollarë u humbën për shkak mashtrimeve të Cotten. Kur vdiq, platforma i detyrohej klientëve 157 milionë dollarë asete. Afro 24.9 milionë dollarë u rikuperuan nga autoritetet ndërsa Cotten kishte transferuar 17.6 milionë dollarë në emrin e tij dhe bashkëshortes.

Pak muaj përpara se të vdiste Cotten kishte rikthyer 7.35 milionë dollarë në Quadriga ndërsa autoritetet kanë rikuperuar asete nga bashkëshortja e tij me vlerë 8.82 milionë dollarë.

Lexo po ashtu:  Pandemia e koronavirusit shtyn biznesin e Logitech drejt shitjeve rekord

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *