Fitorja e Shqipërisë kundër Ukrainës: jo vetëm fitore sportive!

Gëzim Mekuli

Mbrëmë, nën dritën e fushës së gjelbërt, shpirti i bashkuar i kombit tonë triumfoi mbi të gjitha pengesat ideologjike që na janë vënë përpara. Fitorja ndaj Ukrainës nuk është thjesht një rezultat sportiv, por një thirrje e fortë, një zë që jehon nga çdo cep i trojeve tona: kur jemi të bashkuar, jemi të pathyeshëm!

Kjo fitore është më shumë se një ndeshje futbolli; është një testament i fuqisë së bashkimit tonë, i vullnetit dhe guximit që kemi trashëguar nga të parët tanë. Ne, ndoshta, nuk kemi pasuri të mëdha, ne nuk kemi litium për Europën e korruptuar dhe pasuri të tokës, por ne kemi pasurinë më të madhe, kemi vullnetin e hekurt, zemrën e pastër dhe historinë e lavdishme që na bën të pathyeshëm.

Ne kemi në krah flamurin kuqezi që valëvitet me krenari, simbol i gjakut të derdhur për liri dhe sakrificave të panumërta për nderin dhe dinjitetin e kombit tonë.

Lexo po ashtu:  Duhet të ndryshojmë mënyrën si hamë – OKB jep alarmin: Revolucion, ose do vuajmë pasojat e ngrohjes globale

Të dashur lexues,
Mbrëmë, ne i treguam botës se jemi më shumë se një komb i vogël në hartë; ne i dëshmuam botës se jemi një komb i madh në shpirt, i madh në vullnet dhe i madh në histori!

Të nderuar lexues,
Mos harro kurrë se ne jemi më të fortë se çdo paragjykim, më të mençur se çdo dyshim, më të nderuar se çdo padrejtësi.

Fitorja e mbrëmshme është një thirrje për çdo shqiptar: bashkohuni, qëndroni të fortë, ngrini flamurin e lavdishëm të shqipes dhe kujtoni se asgjë nuk është e pamundur kur jemi një!

– Le të jemi shembulli që i tregon Ballkanit, sidomos Serbisë, dhe “miqëve tanë ndërkombëtar” se shqiptarët dinë të luftojnë, dinë të fitojnë, dinë të respektojnë veten dhe njëri-tjetrin.

– Le të jemi krenaria e çdo shqiptari, kudo që ai të ndodhet, dhe të tregojmë se fuqia jonë buron nga bashkimi dhe besimi te vetja.

Hajde ta bëjmë Shqipërinë e ëndërrave tona!

Sot në fushë, nesër në politikë, në ekonomi, në art, kulturë e shkencë: në çdo aspekt të jetës!

Lexo po ashtu:  Reagon me të drejtë KMDLNj: E shqetësuar për fjalorin e papërmbajtur, degradues, fyes dhe përjashtues që deputetët e Kuvendit të Kosovë

Shqiptaria jonë është arma jonë më e fuqishme, historia jonë është mësuesi më i mençur dhe vullneti ynë është energjia që na shtyn përpara.

Mbrëmë fitoi Shqipëria, por fitoi edhe krenaria, shpresa dhe dashuria për një komb të bashkuar, të respektuar dhe të pranuar nga të gjithë; përveç armiqve tanë.