Fitorja më e madhe që ka shënuar Qeveria Kurti deri më sot në rrafshin diplomatik:

1. Më 18 shkurt 2020 Matthew Palmer, nga Departamenti i Shtetit, përgjigjet për median “EU Observer” duke thënë se mbetet i hapur ndaj shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi nëse palët bien dakord, në një kohë kur plani i Thaçit për copëtimin e Kosovës ishte i njohur botërisht.

2. Më 26 mars 2020, Matthew Palmer, dhe ambasadorët Richard Grenell dhe Philip Kosnett deklarohen se “nuk ka plan” për shkëmbim territoresh, pa deklaruar nëse janë kundër kësaj ideje që është bërë publike nga Thaçi dhe shumë të tjerë.

3. Më 27 mars 2020, ambasadori Richard Grenell deklarohet më në fund publikisht se është kundër planit për shkëmbimin e territoreve.

Ky ndryshim gradual qëndrimesh i administratës së ShBA-së, në përputhje me interesat kombëtare shqiptare, është arritja më e madhe diplomatike e qeverisë Kurti.

Dinjitet dhe frymëzim për gjithë shqiptarët!

Lexo po ashtu:  Rama i pari KM në botë që për ndërmjetësim mes dy palëve, i ofron njërës palë pasurinë e shtetit të vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *