Donald Trump ka arritur një fitore thuajse personale që i jep të drejtë politikave të tij për aplikimin e tarifave ndaj mallrave europiane. Organizata Botërore e Tregëtisë ka vendosur së fundmi në favor të SHBA-së lidhur me çështjen e Airbus, kompani e cila është financuar në mënyrë të paligjshme nga BE-ja duke provokuar një dëm që sipas amerikanëve vlerësohet në rreth 11 miliardë dollarë.

Kjo shkelje legjitimon tërësisht SHBA-të që të nisë politikën e tarifave ndëshkuese ndaj produkteve europiane për shkak se politika e ndjekur me Airbus cenon konkurencën dhe sipas mediave amerikanët kanë një listë me eksporte europiane që shkojnë deri në 21 miliardë dollarë. Ndonëse ky vendim shkon në favor të politikave të Trump për tregëtinë, ai një fakt trajton një konflikt të vjetër, që vazhdon prej dekadash. Amerikanët kanë dyshuar përherë se BE-ja ka dhënë kredi të paligjshme ndaj Airbus për zhvillimin e dy modeleve, A350 dhe A380, çka çoi në ankesën zyrtare në Gjenevë nga SHBA në vitin 2006.

Lexo po ashtu:  15 orë rezistencë e artistëve, policia tërhiqet nga Teatri Kombëtar

Europianët kanë kundërvepruar meë një ankesë zyrtare ndaj SHBA-ve për mbështetje të paligjshme ndaj Boeing dhe ajo po shqyrtohet aktualisht në Gjenevë. Vendimi pritet të publikohet brenda tetë muajve të ardhshëm. Lista e mundshme e mallrave që pritet të tarifohen përfshin edhe pjesë avionësh, çka sipas zyrtarëve europianë dëshmon se kemi të bëjmë me një politikë të posaçme të SHBA për të shkatërruar Airbus, rivalin e egër të Boeing.

Goditja e Airbus do të sillte probleme punësimi për shumë familje amerikane në Alabama, ku edhe janë komplekset industriale.

Kjo është një luftë që ka vetëm humbës, është shprehur zëdhënësi i Airbus, Stefan Schaffrath.

Politika e SHBA-ve është “në fillim godit, pastaj hajde të flasim”, citohet një zyrtar i BE-së, që përmbledh kështu thuajse të gjithë konceptin e Trump për politikën.

E vetmja rrugë hakmarrjeje e BE-së mbetet fitorja në ankesën ndaj Boeing, por sa kohë që në raporte tregëtare flitet për hakmarrje dhe kundërveprim, vështirë se mund të flitet se dikush po fiton me të vërtetë.

Lexo po ashtu:  Kurti takon komandantin turk të KFOR-it: Sulmi terrorist ka vënë në pah nevojën për rritjen e sigurisë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. KFOR të bashkëpunoj më shumë me Policinë e Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *