Prej politikës varet kualiteti i jetës së të gjithëve, i cili për 21 vjet në Kosovë përparoi shumë pak. Mua bashkë me qindra e mijëra të tjerë na lanë në Austri mu ata, që kanë qenë në pushtet deri sot.

Që 20 vjet kam shpresuar të kthehem atje. Çdo ditë ëndërroj se si jam duke jetuar në vendin e lindjes. Të përshëndes shqip, t’i përqafoj të afërmit e mi, familjarët e mi, t’i takoj shokët e mi, të pimë kafe bashkë…

Ku të kthehem?

As arsim, as punë, as ligj, as rrymë, as shëndetësi …. ASGJË. Po “Eja edhe kështu, jeto sikur ne!” do të thoshit ju. Po, do të vija edhe kështu, por po më duhet një vëllait fukara t’ia zë vendin e punës. E kujt t’ia bësh këtë mëkat, më thoni?

Unë luftoj që të kthehem në Kosovë pa e dëmtuar askënd, pa i hyrë kujt në hak, prandaj jam i detyruar të flas, ti kundërshtoj këta, që ma mbyllën derën për në Kosovë, e të vijnë këta të tjerët, se ndoshta me ta do të kthehem, dhëntë Zoti!

Lexo po ashtu:  Me miq si SHBA-të Kosova ska nevojë për armiq.

Nuk jam i sigurt që Albini e Vjosa ma mundësojnë kthimin, por ama jam shumë i sigurt se, me këta që ishin deri sot, S’KA KTHIM.

Votoj L.VV sepse te ta shpresoj…/Faton Piraj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *