Shumë të nderuar personalitete, udhëheqës shpirtërorë, deputetë dhe përfaqësues të qeverive,

Të nderuar bashkëkryetarë, Shkëlqesia Juaj Kryeministër Samdech Hun Sen i Mbretërisë së Kamboxhias dhe Shkëlqesia Juaj Ban Ki-moon, ish Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara,

Përshëndetje të veçanta edhe për bashkë-udhëheqësin e kësaj lëvizjeje globale për paqe, Dr. Hak Ja Han Moon,

Me tensionet në rritje në pjesë të ndryshme të globit, një valë autokratësh në rritje dhe një planet që po ngrohet, këtë vit, më shumë se çdo vit tjetër, ne duhet të flasim zëshëm dhe qartë për paqe dhe drejtësi në Gadishullin Korean dhe Paqësorin Aziatik, por edhe në frontin lindor të Evropës dhe në Gadishullin Ballkanik.

Më 27 korrik 1953, 69 vjet më parë, në vendin e qetësisë së mëngjesit, në një ditë vere të mbytur në fshatin Panmunjom, gjeneralët nënshkruan një marrëveshje përpara tyre, Marrëveshjen e Armëpushimit, e cila i dha fund luftës trevjeçare që mori miliona jetë.

Ideologjia që ndau botën në shekullin e kaluar, ndau edhe koreanët. Ata që deri dje ishin familjarë, fqinjë dhe miq, papritmas u bënë armiq, të rrënjosur në kontraste ideologjike që i ndanë njerëzit nga njëri-tjetri dhe i çuan në një luftë brutale kundër njëri-tjetrit. Një luftë që gdhendi urrejtje të thellë dhe plagë polarizuese.

Lexo po ashtu:  Këto janë armët amerikane që do marrë Ukraina nga pakoja e re e ndihmës ushtarake

Edhe pse të ndarë, koreanët kanë njohur paqen për gati 70 vjet. Megjithatë, paqja nuk është thjesht mungesa e luftës ose e konfliktit të dukshëm, por prania e drejtësisë së vërtetë. Një paqe e drejtë me të drejta njerëzore dhe qytetare, me lirinë e medias dhe lirinë e fjalës dhe me një gjyqësor të pavarur. Por gjithashtu, me të drejta ekonomike dhe një shtet social që funksionon për të gjithë pa dallim kombësie, feje apo gjinie.

Pavarësisht mizorisë dhe vuajtjes në botë, ajo që mbetet e vërtetë gjatë historisë është se dëshira e madhe për liri gjallërohet në zemrën e çdo njeriu. Aftësia për të thënë mendimet tona, për të thënë se si qeverisemi dhe për të jetuar ashtu siç zgjedhim, nuk janë ide të kufizuara për vetëm disa njerëz dhe vende të caktuara, por ato janë universale në natyrë.

Pra, ne duhet të kemi besim në paqe dhe drejtësi dhe të thuash kështu nuk është një thirrje për cinizëm, por një njohje e historisë. Siç thotë Laurati i Çmimit Nobel për Paqe nga Koreja e Jugut, Kim Dae-jung: “Në vitin 1980 u dënova me vdekje nga regjimi ushtarak. Për gjashtë muaj burg prita ditën e ekzekutimit. Shpesh, dridhesha nga frika e vdekjes. Por gjeja qetësi në faktin e historisë që drejtësia në fund të fundit triumfon.”

Lexo po ashtu:  A është karikuesi juaj i sigurt? Kompania më e njohur e teknologjisë nis tërheqjen e disa produkteve nga tregu

Fatkeqësisht, ka ende nga ata që vazhdojnë të kapen në idetë e shekullit të kaluar në kërkim të përmbushjes së disa ambicieve të kahershme për hegjemoninë dhe dominimin. Ata synojnë të na kthejnë në ato kohë të errëta të historisë, por ne nuk mund të kthehemi dhe as nuk do t’i dorëzohemi autokratëve dhe diktatorëve që shtypin liritë dhe shtypin njerëzit.

Ne duhet të kërkojmë paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean, por edhe në Gadishullin Ballkanik. Historia na kujton se konfliktet nuk zgjidhen vetvetiu nëse thjesht i injorojmë dhe paqja kërkon punë të palodhur dhe pranim të përgjegjësisë. Kleriku Moon na mëson se paqja lulëzon aty ku ka drejtësi dhe drejtësia kërkon pendim, i cili duhet të shoqërohet me kthim. Ne nuk duhet t’i harrojmë kurrë këto mësime, sepse ato janë mësime të historisë.

Duke e njohur këtë fakt, Koreja e Jugut ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë tonë për të cilën jemi mirënjohës dhe në të ardhmen e afërt kërkojmë të avancojmë marrëdhëniet tona dypalëshe. Pra, është me vend që gjatë këtij forumi, të shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjitha kombeve paqedashëse, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë tonë, ta bëjnë këtë me një ndjenjë urgjence. Kjo është mënyra e vetme për të kontribuar për një paqe të qëndrueshme në Gadishullin Ballkanik.

Lexo po ashtu:  Gjermania do t’i lehtësojë rregullat e punës – i nevojiten 400 mijë punëtorë të kualifikuar

Populli i Kosovës dhe i Koresë së Jugut ndajnë një të kaluar të ngjashme të vuajtjeve nën okupim dhe të luftës për liri. Jemi ndër popujt e rrallë paqësorë që u pushtuam shpesh, luftuam vazhdimisht kundër pushtuesve, por kurrë nuk kemi pushtuar të tjerët dhe i mbijetuam përpjekjeve gjenocidale për shfarosjen tonë.

Ngjyra e bardhë dominon në veshjet tona tradicionale shqiptare, e bardhë si bora në majat e maleve dhe një shpirt bujar dhe paqësor. Dhe ne jetojmë në harmoni edhe pse shumë fe gjejnë vend në shoqërinë tonë. Bashkëjetesa jonë etnike dhe fetare është rrënjosur në kulturën tonë me shekuj. Në mesin e njerëzve tanë gjenë një kishë dhe një xhami krah për krah, ku bie kambana dhe thirret ezani.

Popujt tanë janë gjeografikisht larg njëri-tjetrit, por ne jemi më afër nga sa dimë në thelb.

Liria nënkupton dhe kërkon paqe. Dhe për të arritur paqe të qëndrueshme, të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë kudo që jemi.

Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *